Gratë harxhojnë kaq orë çdo natë duke ëndërruar dhe fajin e kanë burrat

Life style

Gratë harxhojnë kaq orë çdo natë duke ëndërruar dhe fajin e kanë burrat

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 17:15
Ilustrim

Gjumi i ëmbël dhe i qetë në ditët e sotme është ëndrra e çdo personi. Kur errësira bëhet protagoniste e netëve tona, ne nuk duam asgjë më shumë sesa të zhytemi në çarçafë dhe të zgjohemi direkt ditën tjetër. Megjithatë, ne gratë jemi të destinuara të flemë më pak se burrat, dhe faji qëndron te homologu mashkull.

Çdo natë, ne gratë humbasim të paktën tre orë gjumë në krahasim me burrat. Arsyeja? Është faji i partnerit dhe gërhitjes së tij, por jo vetëm. Lista gjithashtu përfshin edhe dhimbje menstruale dhe zgjim të shpeshtë për t'u kujdesur për fëmijët.

Me sa duket, përmes disa hulumtimeve, ka dalë se mesatarisht gratë humbasin tre orë gjumë për disa arsye. Dr. Sarah Jarvis, një kliniciste direkte pacientësh, i tha "The Sun" se mungesa e gjumit mund të ketë pasoja në shëndet.

Një në katër gra deklaron se partneri i tyre është gërhitës. Kjo në mënyrë të pashmangshme ka një ndikim negativ në cilësinë e gjumit, i cili është zvogëluar për universin femëror.

Në afat të shkurtër, gjumi i ndërprerë mund të çojë në përqendrim të dobët dhe nervozizëm. Në planin afatgjatë, nga ana tjetër, ndërprerja e gjumit gjatë natës mund të sjellë probleme të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë: diabetin dhe mosfunksionimin kardiak.

Meqenëse një nga shkaqet kryesore të gjumit të dobët i atribohet partnerit tuaj, këshillohet të gjeni një ilaç për të eleminuar ose zvogëluar gërhitjen e partnerit tuaj. Ushqimi i shëndetshëm ndihmon, si dhe një mënyrë jetese e shëndetshme. Përndryshe, lëreni të flejë në divan dhe të shijojë një pushim të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat