Flokë të dëmtuar pas plazhit? Ja maska e bërë në kushte shtëpie që ju vjen në ndihmë - Bota Sot
Flokë të dëmtuar pas plazhit? Ja maska e bërë në kushte shtëpie që ju vjen në ndihmë

Life style

Flokë të dëmtuar pas plazhit? Ja maska e bërë në kushte shtëpie që ju vjen në ndihmë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:28
Ilustrim

Uji i kripur i detit apo dhe ai me klor i pishinave, dielli mund të kenë dëmtuar flokët tuaj në atë pikë sa ju të mendoni të shkoni t’i prini sa më shkurt te parukierja.

Por përse të merrni vendime të tilla ‘drastike’ kur me pak durim, mund t’i sillni flokët në terezi. Nuk na kushton asgjë që të tregojmë pak vëmendje përpara se flokët të shkojnë në një stad më të keq dhe që dëmtimi të jetë i pandreqshëm. “Living” më poshtë do të japë recetën e një maske ushqyese që mund ta bëni një herë në javë !

Në pamundësi për ta mbajtur gjatë gjumit, përpiquni ta mbani për të paktën 4 orë në mënyrë që floku ta përthithë më mirë.

Përbërësit: 1/2 gotë vaj ulliri, 2 të verdha veze, 3 lugë gjelle lëng limoni i shtrydhur.

Në bazë të gjatësisë së flokëve mund të ndryshoni dhe masat e përbërësve.

Njomni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe lidheni në kokë, (sikur keni dalë nga dushi) në mënyrë që flokët të thithin lagështirë e të mos jenë shumë të thatë kur të vini maskën.

Pasi e keni mbajtur pershqirin për rreth 30 minuta, atëherë mund të filloni të aplikoni masën e mësipërme e cila duhet të jetë sa më homogjene.

Pasi ta keni përhapur në të gjithë gjatësinë e flokët, lidhini flokët dhe mbështillini me një qese të hollë plastike.

Mbajeni sa më gjatë të keni mundësi, e më pas lajini flokët si normalisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...