Disa femra thjesht janë të këqija në krevat, mësoni përse është kështu

Life style

Disa femra thjesht janë të këqija në krevat, mësoni përse është kështu

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:24
Ilustrim

Të gjithë dëshpërimisht dëshirojnë që seksi të jetë i përsosur si në film, mirëpo e vërteta është që ai kurrë nuk është i tillë

Mirëpo, pengesën më të madhe drejt seksit ideal mund ta gjeni në kokën tuaj. Lejoni që ta dashurojë trupin tuaj.

1. Jeni plotësisht të pasigurta

Nëse ju nuk e dashuroni, nuk do të thotë që edhe atij nuk i pëlqeni. E vërteta është që me siguri nuk do t’i vërejë të metat tuaja, pos nëse e detyroni ju.

Pra, pushoni që të ankoheni para tij dhe të vajtoni duke thënë që trupi ju është i shëmtuar, pushoni t’i flisni se si e meriton ndonjë vajzë më të bukur dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

2. Jeni të fiksuara me të metat tuaja

Të gjitha damat kanë të meta, mirëpo gjëja më e keqe është kur bëheni të fiksuara me to. Mirëpo, duke pasur parasysh që nuk mundeni edhe aq lehtë të pushoni të mendoni për të metat, gjëja më e mirë është që të bëni dashuri në ambientin i cili nuk i vë në pah.

Kjo do të thotë drita të errësuara, rroba seksi të cilat theksojnë format e trupit në mënyrën më të mirë, madje edhe lidhja e syve partnerit nëse është e nevojshme. Natyrisht, këto janë zgjidhje afatshkurtra, mirëpo mund të ndihmojnë.

3. Thjesht nuk dëshironi seks

Kur vajza është e përndezur, ajo fare nuk mendon për cikërrimat siç janë celuliti dhe dhjami, plotësisht është e relaksuar dhe kënaqet në seks.

Ushtrimi i mirë për fillim është që t’ia lidhni vetes sytë dhe të kënaqeni vetëm në ndjenja. Harroni atë që partneri juaj dëshiron për disa momente dhe në tërësi dorëzojuni kënaqësisë.

4. Ia reduktoni afërsinë

Intimiteti, edhe fizik edhe emocional, është komponent i rëndësishëm i çdo lidhjeje.

Nëse ia mohoni intimitetin si ndonjë lloj dënimi, vetëm sa për t’ia kujtuar përkohësisht me prekje sensuale kur ka qenë “djalosh i mirë”, atëherë nuk mund të prisni seks fenomenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat