Gjërat që njerëzit më inteligjentë i bëjnë - Bota Sot
Gjërat që njerëzit më inteligjentë i bëjnë

Life style

Gjërat që njerëzit më inteligjentë i bëjnë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 17:26
Ilustrim

Njerëzit shpeshherë thonë se inteligjenca është diçka fatlume me të cilën kanë lindur individë të caktuar, por jo gjithmonë është kështu.

Inteligjenca mund të trashëgohet, por edhe të përvetësohet. Sipas ekspertëve, ambienti përreth mund të ndikojë në mënyrë drastike në aftësitë e trurit dhe në mënyrën se si mendoni.

Gjithashtu, të gjithë njerëzit inteligjentë shfaqin sjellje të ngjashme dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta.

E shikojnë punën e tyre

Gjykimi i tjerëve dhe thashethemet janë diçka nga të cilat inteligjentët qëndrojnë larg. Në fakt, sipas hulumtimeve të fundit, inteligjentët janë më të lumtur kur janë të vetmuar dhe i bëjnë gjërat vet pa u shpërqendruar.

Kanë sens të mahnitshëm të humorit

Kjo veçse dihet. Një person i cili është i aftë ta shndërrojë çdo gjë të vogël në shaka dhe t’i bëjë të qeshin njerëzit përreth, nuk është gjë tjetër përveçse një lloj gjeniu.

Sensi i humorit kërkon aftësi të jashtëzakonshme kreativiteti.

Flasin vetmevete

A e keni ditur se Albert Einstein, një prej gjenive më të mëdhenj të botës, ka folur vetmevete?

Edhe shkenca e ka dëshmuar se ata që shpeshherë flasin vetmevete janë më inteligjentë sesa tjerët.

Punojnë mençur, e jo shumë

Ndryshe nga ç’është besuar deri vonë, inteligjentët nuk studiojnë ose punojnë tërë kohën. Në vend të kësaj, ata janë më dembel dhe mundohen që gjithmonë t’i gjejnë mënyrat më të lehta për t’i kryer detyrat që ua përcaktojnë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...