5 gjërat që një femër i vëren tek një mashkull në takimin e parë

Life style

5 gjërat që një femër i vëren tek një mashkull në takimin e parë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Me sa duket, një grua nuk bie në dashuri për herë të parë me dikë që ka dal në takim të parë me një mashkull, por do të vëzhgoj atë prej afër.

Në fakt nuk mund të jenë gjëra si telefon të shtrenjtë, makinë, apo jetën luksoze, por janë gjëra të vogla apo detaje të cilat çdo femër i shikon tek një mashkull dhe që mund të i lini përshtypje, raporton “Etimes”.

Cilat janë ato. Lexoni më poshtë:

Qëndrimi juaj – Si e mbani vetën

Nuk është gjithçka rreth brendeve që keni veshur, por se sa me besim e mbani vetën. Çka keni veshur mund të jep vetëm disa shenja rreth personalitetit tuaj.

Higjena personale

Thonj të ndotur, mjekrra e pakrehur, erë e trupit, flokët e pa krehur, janë padyshim gjëra që një grua do të i shikojë dhe nëse i keni këto nuk keni shanse ta impresiononi atë. Nëse nuk keni higjenë personale, mos pritni se një grua do të ju takojë përsëri.

Ku i mbani sytë kur flisni me të

Vendet që i shikoni kur jeni duke biseduar me një grua mund të kenë një ndikim të madh. Nuk do të lini përshtypje të mirë, nëse e prekni telefonin tuaj, shikoni çdo grua përreth, dhe nuk mbani kontakt me sy.

Këpucët

Kurrë mos e nënvlerësoni vlerën e një palë këpucëve të mira. Në fakt, shumë gra preferojnë të vëzhgojnë këpucët që i kanë mbathur takimi i tyre para se të ia shikojnë veshjen.

Si e trajtoni vetën tuaj.

Gratë i shikojnë se si një njeri apo personi që ka dal me të bisedon me të tjerët. Nëse ai flet me kamarierin me një ton arrogant apo edhe personave tjerë, është shenjë që ai person është mos respektues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat