Gratë nuk i harrojnë kurrë detajet e bisedave

Life style

Gratë nuk i harrojnë kurrë detajet e bisedave

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ja një informacion shumë i dobishëm për t’u mbajtur në mend nëse debatoni me partneren: duhet të dini se gratë nuk i harrojnë kurrë detajet e bisedave të rëndësishme të së kaluarës.

Kush, si dhe ku në çdo kontekst në një fjali specifike!

Ato ia dalin më së miri në të ashtuquajturën memorie episodike, ajo që lejon për shembull të mbani mend ngjarje autobiografike si për shembull ngjarja e javës së kaluar apo nëse maces iu dha apo jo ushqim një natë më parë.

Ai që jep detaje mbi këtë temë është një studim i institutit ”Karolinska”, i botuar në ”Bulletin of Psychology”.

Është një metodë-analizë, që përfshin 617 studime të kryera ndërmjet viteve 1973 dhe 2013 me përfshirjen e mbi 1,2 milionë pjesëmarrësve, që tregon gjithashtu se gratë janë më të mira në kujtimin e fytyrave dhe aromave.

“Rezultatet tregojnë se ekziston një përparësi e vogël e gruas në kujtesën episodike”, shpjegon Martin Asperholm, autor i studimit.

”Gratë bëjnë më mirë kur proceset verbale mund të përdoren për të mbajtur mend, ndërsa burrat bëjnë më mirë sesa partneret e tyre informacionet e bazuara në një përpunim më të madh hapësinor. Në përgjithësi, gratë mbajnë mend fjalët, fjalitë, tekstet, por edhe pozicionin e objekteve ose filmave”, thekson Agneta Herlitz, e cila drejtoi studimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat