Përtërini flokët e dëmtuar pas pushimeve verore me ndihmën e këtij artikulli të lirë

Life style

Përtërini flokët e dëmtuar pas pushimeve verore me ndihmën e këtij artikulli të lirë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Dielli është armiku i madh i flokëve, sepse i than, skajet i tëhollon dhe i bën të pajetë, andaj flokët pas verimeve duken si kashtë

Prandaj është me rëndësi që t’u ndihmoni dhe t’i ushqeni flokët me mjete joagresive në vend të preparateve përplot kimikate dhe parfume.

Bëni paketimin në bazë natyrale i cili do t’jua rilind flokët dhe do t’ju pengojë t’i shkurtoni.

Ju nevojiten vetëm tri patate për këtë qëllim.

Lani mirë dhe të paqëruara qitni në ujë të vluar. Kur uji të vlojë, lini patatet të qëndrojnë edhe disa minuta në mënyrë që uji të mbledhë të gjithë përbërësit e shëndetshëm.

Hiqjani lëvoren dhe qitni në tenxheren në të cilën janë zier patatet, le të qëndrojnë derisa uji të ftohet.

Lëngun e patateve fërkojeni në flokë dhe lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta, pastaj shpëlani me ujë të vakët.

Përsëriteni tretmanin një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat