Shenjat e Horoskopit që e kanë “tmerr” martesën

Life style

Shenjat e Horoskopit që e kanë “tmerr” martesën

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

Astrologët thonë se shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë, kanë frikë nga martesa.

Ja përse:

Binjakët

Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

Shigjetari

Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat