Dëshironi që vagina juaj të qëndrojë e ngushtë, ja çka duhet të bëni

Life style

Dëshironi që vagina juaj të qëndrojë e ngushtë, ja çka duhet të bëni

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Nëse brengoseni se me kohë vagina juaj mund të zgjerohet, ja gjërat që duhet t’i bëni për një vaginë të ngushtë.

Ushtrime Kegel: Të gjithë e njohim mjekun e vjetër dhe të mirë, Arnold Kegel, i cili ka shpikur ushtrimet për muskujt vaginal dhe ka promovuar praktikën për femrat dhe pjesët e tyre intime. Që të mësoheni se si ti bëni këto ushtrime, provoni që të ndaloni urinën disa herë gjatë urinimit. Ky shtrëngim i muskujve mund të bëhet edhe në “të thatë”, provoni ta bëni 10-25 herë në 5 seri në ditë. Pasiqë nuk dallohen se i bëni, mund ti bëni kudo, qoftë edhe duke pritur në rradhe në postë apo në bankë.

Sferat erotike: Qëllimi i sferave erotike nuk është vetëm eksitimi seksual por edhe aktiviteti i muskujve të vaginës. Kjo ndihmesë erotike shërben për forcimin e muskujve edhe atë me futjen e sferave në vaginë, e pastaj relaksoheni në krevat, e kapni shiritin dhe e tërhiqni lehtësisht ndërsa në anën tjetër i shtrëngoni muskujt që mos të lejoni sferat të dalin jashtë. Me sferat në vaginë mund t’i kryeni punët e shtëpisë përderisa muskujt e vaginës ushtrojnë dhe forcohen.

Ushtrime gjatë seksit: Kur të mësoheni të kontrolloni muskujt vaginal atëherë mund të ushtroni edhe gjatë seksit, për më tepër do e çmendni partnerin. Ai në organin e tij do të ndjejë shtypje erotike ndërsa ju do e ndjeni edhe më intenzivisht penetrimin e tij. Vagina juaj do të jetë më e ngushtë për një çast, në çastin tjetër do të zgjerohet, kështuqë seksi do të jetë edhe më intenziv dhe orgazma do të jetë më e fortë.

Kremë për forcimin e muskujve: Sikurse kujdeseni për fytyrën dhe e lyeni me kremë, ashtu duhet të kujdeseni edhe për vaginën. Nëse pritoni t’i bëni ushtrimet e sipërpërmendura atëherë kozmetika ka menduar për ju kremën për forcimin e muskujve. Mirëpo para se të përdorni një gjë të tillë është mirë të konsultoheni me gjinekologun pasiqë mund të keni pasoja jo të këndshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat