4 mënyra për t’i bërë rrobat tuaja të shkëlqejnë akoma më tepër sesa me detergjentin e zakonshëm.
Dhe mos mendoni se ju nevojitet ndonjë përbërës shumë i kushtueshëm, se në fakt bëhet fjalë për 4 elemente që shumica prej jush i kanë në dollapin e kuzhinës.
Konkretisht:
Sodë buke
Shtoni ½ filxhan me sodë buke së bashku me detergjentin e zakonshëm në lavatriçen tuaj. Kjo do t’i bëjë rrobat më të pastra dhe me shkëlqim.
Limon
Shtoni 1 filxhan me lëng limoni në makinën larëse, gjatë procesit të larjes. Kjo do të heqë mineralet që i zbehin ngjyrën rrobave tuaja.
Larësi i gojës
Po, po. Larësi i lëngshëm i gojës suaj heq bakteret dhe mykun tek rrobat tuaja.
Uthulla e mollës
Shtoni 1 filxhan uthull gjatë procesit të larjes, për të eliminuar bakteret, për të ruajtur butësinë e rrobave dhe për t’i mbajtur rrobat tuaja të shtrira ( pa qenë nevoja për shumë hekurosje).
Tani që i mësuat, cilën prej metodave më lartë do të përdorni kur të vini lavatriçen në punë?