Truket edukative që duhet të mësojmë nga prindërit japonezë

Life style

Truket edukative që duhet të mësojmë nga prindërit japonezë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Fëmijët japonezë janë të mrekullueshëm. Ata janë të sjellshëm, miqësorë dhe asnjëherë nuk janë agresiv. Në Japoni, rrallë takoni një fëmijë që qan në supermarket (edhe pse ka gjithmonë përjashtime nga studimi). Bright Side na sugjeron se duhet të mësojmë disa truke edukative nga prindërit japonezë. Pra, janë mbledhur parimet kryesore të rritjes së fëmijëve në Japoni.

Marrëdhënia nënë-fëmijë është e ngushtë

Në Japoni, lidhja mes nënës dhe fëmijës së saj është vërtet e fortë. Ata qëndrojnë gjatë gjithë kohës bashkë dhe madje edhe kur janë më të rritur nënat zgjedhin të flenë me fëmijët e tyre! Sipas nënave japoneze ka një rregull përpara se fëmija të bëhet 5 vjeç: Lejojini ata të bëjnë çfarë duan! Ka prindër që e mendojnë këtë gjë si një leje të tepruar, mirëpo mesa duket e kanë gabim. Ky parim i bën fëmijët të mendojnë se janë të mirë. Ekziston një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë dhe japonezë që dëshmon se ekziston një lidhje mes një stili inkurajues të rritjes dhe sjelljes së fëmijëve. Studiuesit pohojnë se qëndrimet pozitive të prindërve zvogëlojnë rrezikun e sjelljes problematike tek fëmijët dhe përmirësojnë sjelljen e fëmijëve me çrregullime zhvillimore.

Sistemi japonez i edukimit

Të gjithë njerëzit të barabartë. Sipas sistemit të edukimit japonez, fëmijët janë të përsosur deri në moshën 5 vjeçare, nga mosha 5-15 ata duhet të shërbejnë, ndërsa pas moshës 15 vjeçare janë të barabartë me prindërit. Për shumë të huaj kjo mënyrë është e gabuar, ose interpretohet jo mirë. Kjo filozofi ka për qëllim ngritjen e një shoqërie kolektive ku interesat personale nuk janë gjëja më e rëndësishme.

Familja është një nga gjërat më të rëndësishme.

Si rregull, nënat rrisin fëmijët. Ata kalojnë shumë kohë së bashku: Njerëzit japonezë mendojnë se fëmijët nuk duhet të dërgohen në çerdhe para se të mbushin 3 vjeç. Prindërit zakonisht nuk kërkojnë njerëz të kujdesen për fëmijët e tyre dhe nuk punësojnë babysitter. Por fëmijët shpenzojnë shumë kohë me gjyshërit dhe të afërmit e tjerë. Në marrëdhëniet e tyre me anëtarët e familjes janë vërtet të ngrohtë dhe të kujdesshëm. Familjet përbëhen nga njerëz që gjithmonë do të mbështesin dhe mbrojnë njëri-tjetrin.

Prindërit janë model

Është bërë një eksperiment që përfshinte mamatë japoneze dhe evropiane. Ata u kërkuan të ndërtonin një piramidë. Nënat japoneze e ndërtuan vetë piramidën dhe pastaj kërkuan që fëmijët e tyre ta përsëriste atë. Nëse fëmijët dështojnë në ndërtimin e saj, ato fillojnë ta ndërtojnë sërish. Nënat evropiane shpjeguan se si të ndërtonin piramidën dhe u kërkuan fëmijëve ta provonin. Pra, nënat nga Japonia ndoqën rregullin ‘të bësh në mënyrë siç e bëj unë’, ndërsa nënat europiane u kërkuan të bëjnë gjithçka vetë dhe nuk ju ofruan shembull. Nënat japoneze nuk i bëjnë fëmijët të bëjnë gjërat që u kërkohet të bëjnë. Ato japin një shembull dhe tregojnë mënyrën se si duhet të bëhen gjërat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat