Studim / Macet pasqyrojnë personalitetin e pronarëve

Life style

Studim / Macet pasqyrojnë personalitetin e pronarëve

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Macja mund të duket një kafshë e ftohtë dhe e shkëputur, veçanërisht kur krahasohet me gëzimin e treguar nga qenët ndaj pronarëve të tyre. Ky ndryshim është për shkak të faktit se qentë ngjasojnë me ujqërit, kafshë që jetojnë në grup, ndërsa macet me macen afrikane, një kafshë e vetmuar.

Edhe pse mund të duken të largëta ose egoiste, në realitet macet janë shumë të ndjeshme ndaj ndikimit të pronarëve. Kjo është ajo që doli nga një studim që analizoi personalitetet e pronarëve dhe ndikimin e tyre tek kafshët shtëpiake.

“Është e mundur që kafshët shtëpiake të ndikohen nga mënyra sesi ne bashkëveprojmë me ta dhe si i trajtojmë ata. Të dy faktorët ndikohen nga dallimet tona të personalitetit,” tha Lauren Finka, një nga studiueset.

Studimi tregoi se pronarët me një nivel më të lartë të nervozizmit (paqëndrueshmëri emocionale, ankth dhe tension) kishin mace me probleme të sjelljes (agresion, ankth dhe frikë) ose qëndrime të lidhura me stresin. Ekstrovertët, nga ana tjetër, kishin më shumë të ngjarë të kishin kafshë që i dhanë vetes lirinë të linin shtëpitë e tyre dhe të eksploronin.

“Shumica e pronarëve dëshirojnë të ofrojnë trajtimin më të mirë të mundshëm për macen e tyre, dhe këto rezultate nxjerrin në pah një marrëdhënie të rëndësishme midis personaliteteve tona dhe mirëqenies së kafshëve tona”, shtoi Finka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat