Kardashian mëson që ka sëmundjen e pashërueshme

Life style

Kardashian mëson që ka sëmundjen e pashërueshme

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 16:56
Kim Kardashian

Kim Kardashian u pa e përlotur këtë javë në emisionin e saj pasi zbuloi se vuante nga sëmundja e sistemit imunitar, lupus.

Lupus është një sëmundje që prek femrat (mbi 90% e pacientëve) dhe që e bën trupin të mos mbrohet nga viruset dhe sëmundjet.

Skuqjet e vazhdueshme e lëkurës së fytyrës, sidomos në diell, dhe ndjesitë e vazhdueshme të plogështisë, dhimbjes së kyçeve, janë disa nga shenjat kryesore.

Lupus nuk ka shërim, por mund të mbahet nën kontroll nëse ndiqet një regjim i kujdesshëm gjatë gjithë jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat