Kini kujdes me ta, ja shenjat më nevrike të Horoskopit - Bota Sot
Kini kujdes me ta, ja shenjat më nevrike të Horoskopit

Life style

Kini kujdes me ta, ja shenjat më nevrike të Horoskopit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 06:06
Ilustrim

Më poshtë keni shenjat e Horoskopit, që sipas astrologëve njerëzit që i përkasin, konsiderohen si më nevrikët.

Dashi

Dashi është një nga shenjat më kokëforta, impulsive dhe agresive të Horoskopit. Nëse zemërohesh me Dashin, dije se do të humbasësh në një mosmarrëveshje me të. Ata e humbasin kollaj ekuilibrin, dhe ndonjë nga fjalët tuaja të pakujdesshme mund t’i bëjë të zemërohen. Kjo shenjë e horoskopit nuk është shumë e durueshme, kështu që në konflikt i përgjigjet gjithmonë agresionit.

Shigjetari

Kjo shenjë e horoskopit ndonjëherë tejkalon çdo kufi dhe në zemërim e sipër është në gjendje t’ju thotë absolutisht çdo gjë dhe në formën më të pamëshirshme. Edhe pse Shigjetarët nuk duan të lëndojnë ndjenjat e të tjerëve, vetëbesimi i tyre mund të çojë në fjalë të paarsyeshme, në një mënyrë apo në një tjetër, për të lënduar një person. Me Shigjetarin është e vështirë të diskutohet, sepse kërkojnë çdo lloj argumenti logjik për të fituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...