Arsyet pse meshkujt preferojnë femrat më të mëdha se vetja

Life style

Arsyet pse meshkujt preferojnë femrat më të mëdha se vetja

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Është një fakt i njohur tashmë dhe aspak befasues se meshkujt preferojnë femrat më të mëdha në moshë, e thënë ndryshe të pjekura, dhe për këtë ka disa arsye. Ne ju sjellim disa nga karakteristikat që meshkujt vlerësojnë te gratë e mëdha në moshë.

Gratë e pjekura e dinë se çfarë duan. Janë inteligjente dhe kanë mësuar nga gabimet e tyre. Dhe mbi të gjitha nuk kanë frikë të shprehin atë që dëshirojnë.

I dinë dëshirat e partnerit të tyre. Ato duan të eksperimentojnë me të, të kujdesen për nevojat e tij dhe të marrin pjesë në sukseset e tij. Ato e dinë që në një çift duhet të ketë një kujdes të ndërsjellë.

Nuk shqetësohen për të ardhmen. Kanë më pak pritshmëri se vajzat e reja dhe preferojnë ta jetojnë çdo ditë. Ato janë mirënjohëse për atë që jeta u ka ofruar. Japin dashuri pa pritur të marrin pa pritur të marrin mbrapsht  dhe angazhime të tilla si martesa nuk janë qëllimi i tyre kryesor.

Kanë përvojë. Marrëdhëniet e kaluara kanë lënë gjurmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet.

Kanë vetëbesim. Dinë çfarë të veshin dhe e duan trupin e tyre.

Nuk kanë frikë nga komunikimi. Nuk kanë frikë të ndërmarrin hapin e parë dhe nuk kanë paragjykime dhe stereotipe.

Nuk kanë shpërthime emocionale irracionale. Paqëndrueshmëria emocionale i frikëson burrat,  dhe ata tërhiqen nga gratë që kanë më pak stres emocional.

Gratë e pjekura kanë përparësi sepse dinë të jetojnë të lira dhe nuk do ta shtypin partnerin.

Janë të pavarura, ato nuk varen nga askush përveç vetvetes.

Nuk duan ta ndryshojnë partnerin e tyre. Ato e dinë që askush nuk mund të ndryshojë vërtet dhe nuk duan përkrah një shoqërues që përpiqet të kënaqë të tjerët.

Respektojnë njerëzit dhe jetën në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat