Kuptoni filozofinë e meshkujve, zgjidhini ngjyrat e të brendshmeve sipas dëshirës së tyre

Life style

Kuptoni filozofinë e meshkujve, zgjidhini ngjyrat e të brendshmeve sipas dëshirës së tyre

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 21:16
Ilustrim

Kur është fjala për të brendshmet, opinioni i meshkujve na intereson të gjithave. Abraham Lloyd, blogeri i njohur për raportet në çift, i pyetur për preferencat e meshkujve në lidhje me të brendshmet, ka treguar cilat janë ngjyrat që ata do të donin më shumë. Ndoshta nuk janë ato që ne kemi menduar. Ja cilat janë këshillat e tij.

Porosia e parë që vjen nga bota mashkullore është zgjedhja e ngjyrave të thjeshta. E zezë, e bardhë, ose edhe ngjyra të tjera të cilat nuk jan ë të forta për syrin e tyre. Ngjyrat e zjarrta, të ndezura, nuk janë të preferuara për meshkujt, sepse i shpërqëndrojnë ata.

Janë vetëm tri ngjyra ato që tradicionalisht konsiderohen ngjyra mashkullore ose që janë të lidhura më fort me meshkujt, mund të jenë një zgjedhje e mirë edhe për t’i joshur ata. Faqet e internetit dhe dizajnerët e veshjeve të brendshme, zakonisht kanë parasysh preferencën e meshkujve sa herë që hedhin në treg produktet e reja. Studimet për ngjyrat e preferuara kanë zbuluar se të preferuarat e meshkujve ndryshojnë nga ato të femrave.

Po cilat janë ngjyrat e preferuara të meshkujve për të brendshmet?

Nuk ka rregulla të prera me thikë për ngjyrat që janë ose mashkullore, ose femërore, ose neutrale sa i përket ndarjes sipas gjinisë. Për shkak se ngjyrat janë edhe me nuanca të pafundme, dikush mund ta dojë një blu të fortë dhe jo të zbehtë, një tjetër dëshiron blunë e qiellit. Kjo nuk do të thotë që çdo hije e blusë është universalisht e përshtatshme. Megjithatë, disa përgjithësime janë të mundshme në bazë të studimeve të ngjyrave.

Meshkujt pëlqejnë blunë

Bluja, në fakt, është ngjyrë e preferuar si për meshkujt, edhe për femrat. Por meshkujt preferojnë blunë e fortë. Mund të jetë efekti qetësues i ngjyrës blu që e bën atë një ngjyrë të preferuar për meshkujt, por edhe nuancat e saj që lidhen me cilësi të karakterit.

E kuqja

E pritshme. Meshkujt e adhurojnë të kuqen në veshjet e brendshme të femrave. Është ngjyra që provokon më shumë dëshirën e tyre për seks, por po ashtu ngjyra që i rri mirë çdo lloj toni të lëkurës femërore. Nuancat e së kuqes janë po ashtu të preferuara për meshkujt.

E zeza

Ngjyra e preferuar e meshkujve, pak më shumë se femrat, është e zeza. Kanë një dëshirë për të shijuar gjithçka që fshihet pas një ngjyre të fortë, që gjithmonë tregon një pjesë të karakterit të tyre. Kështu, bluja dhe e zeza mund të pasqyrojnë edhe normat sociale të tyre.

Femrat preferojnë të shkëlqejnë me ngjyra më të ndezura, por në shtrat është mirë të ndjekin edhe dëshirat e partnerit, të cilat janë më tradicionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat