A kanë aromë të veçantë trupore njerëzit e moshuar - Bota Sot
A kanë aromë të veçantë trupore njerëzit e moshuar

Life style

A kanë aromë të veçantë trupore njerëzit e moshuar

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:49
Ilustrim

Nonenali është substancë e cila shkakton aromën e pleqërisë – qe se si kjo aromë mund të zbutet

Hormonet kanë rolin kyç në “aromën e pleqërisë”, andaj trupi i të moshuarit ka erë të veçantë.

Sipas studimit të publikuar në Revistën për dermatologjinë hulumtuese, rritja e nonenalit është e lidhur drejtpërdrejt me plakjen.

Nonenali është bashkim kimik i cili shfaqet me shkatërrimin e thartirave yndyrore të pangopura Omega – 7 në lëkurë në procesin e oksidimit.

Në të vërtetë, pas moshës dyzetvjeçare, lëkura fillon të prodhojë më shumë thartira yndyrore edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa mbrojtja antioksidante gjithnjë e më shumë dobësohet.

Kësaj i kontribuojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga menopauza.

Duke u dobësuar lëkura, vajrat natyrale oksidohen më shpejt dhe prodhojnë nonenalin. Meqenëse nuk është i tretshëm në ujë, nonenali mund të qëndrojë në lëkurë edhe me gjithë larjen e hollësishme.

Prandaj aroma mbetet në trup por edhe në rroba të cilat i prekim, madje edhe në ambient shumë të pastër.

Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë?

Dermatologët këshillojnë që të ndërpritet pirja e duhanit, të ulet pirja e alkoolit, të hahet ushqim sa më të shëndetshëm, të pihet shumë ujë dhe të sigurohet pushim i mjaftueshëm.

Tani për tani, vetëm prodhuesit japonezë ofrojnë sapunë specialë të cilët mund të eliminojnë nonenalin, të cilët përmbajnë ekstrakt të mollës japoneze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...