Të gjitha kufizimet që nënat e reja kanë disa javë pas lindjes me operacion - Bota Sot
Të gjitha kufizimet që nënat e reja kanë disa javë pas lindjes me operacion

Life style

Të gjitha kufizimet që nënat e reja kanë disa javë pas lindjes me operacion

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Gjatë javës së parë pas operacionit, është e rëndësishme që të mos bëni asgjë tjetër, por të kujdeseni vetëm për veten dhe foshnjën e porsalindur.

Mos ngrini pesha të rënda dhe mos u merrni me punë që ushtrojnë peshë mbi plagë. Mos harroni që kur të lëvizni ta mbani barkun me dorë. Mbajeni trupin drejt dhe plagën me dorë sa herë që të bëni ndonjë lëvizje që mund ta tronditë atë, si për shembull kur kolliteni, teshtini apo qeshni. Kur të ushqeni fëmijën, përdorni jastëkë apo peshqirë për t’u mbështetur.

Merrni mjekime sipas nevojës. Mjeku mund t’ju rekomandojë acetaminofen (tylenol dhe qetësues të tjerë) për lehtësimin e dhimbjeve. Nëse jeni kaps apo lëvizjet e zorrëve shoqërohen me dhimbje, mjeku mund t’ju rekomandojë një stimulus për jashtëqitjen apo një laksativ të lehtë, që blihet pa recetë, siç është edhe “Milk of magnesia”.

Pyesni mjekun se çfarë duhet apo nuk duhet të bëni. Ju mund të ndiheni shumë të lodhura, ndaj mos u sforconi! Jepini kohë vetes që të shëroheni plotësisht. Në fund të fundit, s’ka kaluar shumë kohë që kur keni dalë nga materniteti. Shumica e grave, sapo ndihen pak më mirë, e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë shtrirë dhe pa lëvizur.

Mos i jepni makinës derisa të lëvizni lirshëm këmbët dhe bustin. Ndonëse disa gra e marrin veten më shpejt se disa të tjera, nuk duhet t’i japin makinës për dy javë.

Mos kryeni marrëdhënie seksuale. Mos bëni seks deri kur t’ju thotë mjeku. Normalisht, nuk duhet të kryeni marrëdhënie katër deri në gjashtë javë pas operacionit. Ndërkohë, nuk është e thënë që të hiqni dorë nga intimiteti. Kaloni sa më shumë kohë me partnerin, qoftë edhe disa minuta në mëngjes ose në mbrëmje, pasi foshnjën ta ketë zënë gjumi.

Mund të filloni të ushtroheni, kur t’jua lejojë mjeku. Merreni sa më shtruar. Noti dhe ecja janë zgjedhje shumë të mira. Javën e tretë ose të katërt pas daljes nga materniteti, ka mundësi t’i ktheheni veprimtarisë normale në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...