Menduat se pushimet mbaruan? Vjeshta është koha më e mirë për të udhëtuar - Bota Sot
Menduat se pushimet mbaruan? Vjeshta është koha më e mirë për të udhëtuar

Life style

Menduat se pushimet mbaruan? Vjeshta është koha më e mirë për të udhëtuar

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 08:02
Ilustrim

Vjeshta tashmë ka ardhur dhe së bashku me të kanë ardhur edhe gjethet mahnitëse dhe moti pak më i ftohtë. Por, a e keni ditur se vjeshta është gjithashtu edhe koha më e mirë e vitit për të udhëtuar? Këto janë arsyet pse duhet t’i paketoni çantat dhe të udhëtoni këtë vjeshtë.

Moti është i mirë

Moti i vjeshtës është i përsosur për të eksploruar, qoftë ndonjë qytet apo ndonjë park kombëtar. Nuk është shumë nxehtë dhe as nuk është shumë ftohtë, gjë që jua mundëson ta vizitoni zemrën e ndonjë vendi në një klimë të rehatshme.

Udhëtimi është më i lirë

Për udhëtarët që nuk kanë shumë buxhet, vjeshta është një nga kohërat më të lira të vitit për të udhëtuar. Teknikisht është një “sezon i vdekur”, pasi si biletat e aeroplanit ashtu edhe hotelet në përgjithësi janë më të lira në vjeshtë sesa në verë ose gjatë pushimeve.

Destinacionet janë më pak të mbushura me njerëz

Të udhëtosh në vjeshtë do të thotë t’i evitosh turmat e njerëzve që zakonisht janë gjatë verës, fëmijët kthehen nëpër shkolla dhe shumica i kryejnë pushimet në verë.

Gjethet janë mahnitëse

Vjeshta është kohë e bukur për të udhëtuar falë ndryshimit të gjetheve. Merreni me qira një kabinë në male, ndonjë udhëtim rrugor ose thjeshtë qëndroni në një fshat piktoresk për të përjetuar ngjyrat e kuqe, të verdha dhe portokalltë të natyrës.

Ushqimi sezonal është mahnitës

Kuzhina vjeshtore është krejt tjetër muhabet. Molla, pjeshkë, kunguj dhe patate, vjeshta gjithashtu është koha më e mirë e vitit për verë dhe darka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...