Përse nuk duhet t’ua falni rrobat tuaja të tjerëve, as të mos bartni diçka të huajën!

Life style

Përse nuk duhet t’ua falni rrobat tuaja të tjerëve, as të mos bartni diçka të huajën!

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Të gjitha arsyetimet e tjera janë konsideruar si intriga, gjithnjë derisa shkenca përfundimisht nuk ka arritur te zbulimi nëpërmjet fizikës kuantike

Pablo Picasso ka jetuar 92 vjet dhe gjithë jetës së tij ka respektuar një parim – kurrë rrobat e veta dhe cikërrimat personale nuk ua ka falur të tjerëve.

Kur rrobat i janë vjetruar, ai i ka shqyer në pjesë shumë të vogla, në mënyrë që të mos mund t’i përdorë dikush tjetër. Është frikësuar që do t’i bartë pantallonat apo xhemperin e tij ndonjë endacak apo alkoolist.

Artisti në të vërtetë ka besuar që çdo gjë bart energjinë e vet dhe një dozë të caktuar rreziku.

Shkencëtarët më herët kanë shpjeguar ndikimin negativ të gjërave të huaja nëpërmjet baktereve dhe viruseve të cilat mbeten në to dhe të cilat hyjnë në trup të pronarit të ri.

Të gjitha arsyetimet e tjera janë konsideruar si intriga, derisa shkenca përfundimisht nuk ka ardhur deri te zbulimi nëpërmjet fizikës kuantike.

Mjekët përgjithësisht kundërshtojnë trendin e popullarizuar që të jepen rrobat e fëmijëve, për shkak të infektimeve të mundshme.

Për t’i eliminuar çdo gjë që duhet nga rrobat e bartura, janë të nevojshme shumë kimikate, ndërkaq as ato nuk janë të mira për shëndetin tuaj, prandaj ekspertët assesi nuk rekomandojnë një kursim të këtillë.

Gjithashtu, thonë që kështu do të pengoni qarkun e bartjes së baktereve dhe të gjërave të tjera të anëtarëve të moshuar te të rinjtë.

Bartja e rrobave të të tjerëve konsiderohet posaçërisht e rrezikshme. Ato, krahas gjithë kësaj, e prekin edhe tokën dhe lënë gjurmë.

Banorët e Guinesë së Re dhe fshatarët rusë kurrë nuk i janë frikësuar posaçërisht “magjisë në rrugë”. Më mirë është të blesh rroba të lira, por megjithatë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat