Fëmijët, gati për t’u kthyer në shkollë? 5 mënyra për të shmangur shpenzimet e mëdha - Bota Sot
Fëmijët, gati për t’u kthyer në shkollë? 5 mënyra për të shmangur shpenzimet e mëdha

Life style

Fëmijët, gati për t’u kthyer në shkollë? 5 mënyra për të shmangur shpenzimet e mëdha

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 07:00
Ilustrim

Kostot e rikthimit në shkollë rriten vit pas viti për çdo familje. Vetëm për këtë vit, në Amerikë është parashikuar që vlera e shpenzimeve shkollore para se të rinisë viti  shkollor shkon deri në 75 miliardë dollarë. Shumë prindër dhe fëmijë kanë nisur të bëjnë listën e gjërave që u duhen për këtë vit të ri.  

Për fëmijët, shopping-u për veshje është një prej gjërave më argëtuese që u kujton atyre rikthimin në shkollë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që do ta çoni në zero llogarinë bankare. Më poshtë, janë disa udhëzime që do t’ju ndihmojë të jeni të përgatiur dhe të mos bëni shpenzime të tepërta.

1. Bëni një kontroll të stock-ut

Para se të filloni të vizitoni dyqanet, bëni një spastrim të gjërave që keni në shtëpi. Mund ta konsideroni si një lojë argëtuese bashkë me fëmijët duke shkuar në dollapin e tyre. Pasi të keni bërë një kontroll të veshjeve, hiqni mënjanë ato nuk u bëjnë më apo që nuk i veshin e nuk i pëlqejnë. Në këtë mënyrë, mund të bëni një listë të gjërave që vërtet janë të nevojshme.

2. Prisni furnizimet e reja

Edhe pse dyqanet fillojnë të reklamojnë uljet për veshjet apo aksesorët shkollorë, është mirë të shikoni listën e produkteve të reja që kanë hyrë në dyqan dhe të konsultoheni bashkë me fëmijët. Kështu, ju mund të bëni krahasime me produktet e sezoneve të kaluara dhe në këtë mënyrë mund të shmangni shpenzime për sendet e panevojshme.

3. Shfrytëzoni ofertat

Janë disa dyqane që tregtojnë vetëm veshje dhe aksesorë shkollorë dhe çdo fillimviti, ofrojnë çmime më të lira se dyqanet e tjera. Aty mund të gjeni fletore, lapsa dhe aksesorë të tjerë me çmime shumë më të lira. Natyrisht, fëmijëve mund të mos ju pëlqejë gjithmonë kjo ide, por nuk është e thënë t’u tregoni detajet se ku i keni blerë.

4. Bëni një listë

Vendosni një buxhet dhe përcaktoni se sa para keni dhe jeni të gatshëm të shpenzoni. Kjo mënyrë do të ndihmojë edhe fëmijët të mësojnë t’i menaxhojnë paratë e tyre. Por mund t’u lejoni atyre ta krijojnë listën dhe, në fund, ta kontrolloni bashkë (me siguri ka disa gjëra që duhen hequr nga lista).

5. Vendosni limite

Ndërsa fëmijët rriten nga viti në vit, ata kërkojnë veshje dhe sende me vlerë më të lartë, madje përmendin edhe emra markash si zgjedhje. Por, si prindër, ju duhet të vendosni kufij dhe kjo, natyrisht, është në të mirën e tyre. Mësojini ata ta vlerësojnë dhe ta respektojnë paranë, duke e përdorur atë për gjërat më të domosdoshme.

Së fundi, mos harroni që kthimi në shkollë nuk do të thotë të zbrazet llogaria bankare. Në fund të fundit, ju jeni ata që keni portofolin. Kthimi në shkollë nuk duhet të jetë stresues, por një aktivitet familjar argëtues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...