Bëj këtë çdo natë para se të flesh, që të mos trembesh para pasqyrës në mëngjes - Bota Sot
Bëj këtë çdo natë para se të flesh, që të mos trembesh para pasqyrës në mëngjes

Life style

Bëj këtë çdo natë para se të flesh, që të mos trembesh para pasqyrës në mëngjes

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 07:02
Ilustrim

Rimeli është ndoshta produkti më i vështirë i grimit për sa i përket pastrimit të plotë. Dhe nëse je mësuar ta lash fytyrën disa herë apo edhe nëse ke harxhuar të gjithë larësin e fytyrës, mund të të kenë mbetur shenja rimeli nëpër sy.

Por për të të ndihmuar ta zgjidhësh këtë problem një herë e mirë është një produkt që të vjen në ndihmë. Mjaftojnë vetëm pak sekonda:

Hapi 1: Merr pak vazelinë dhe lyeji qerpikët. Lëri për pak minuta që rimeli të zbutet e të bjerë dhe pastaj pastroji me një copë pambuku.

Hapi 2: Përdor një pastrues grimi me një copë pambuku të pastër derisa të jetë hequr plotësisht rimeli.

Kujdes: Nëse nuk ke vazelinë apo edhe pastrues grimi, mund të përdorësh edhe vajin e ullirit apo vajin e arrës së kokosit, të cilët mund të të ndihmojnë për të fshirë grimin.

Dha kaq është! Me dy hapa shumë të thjeshtë rimeli do të jetë plotësisht i pastruar dhe nuk ke pse shqetësohesh në mëngjes para pasqyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...