7 hile që do t’i bëjnë fëmijët ta duan shkollën!

Life style

7 hile që do t’i bëjnë fëmijët ta duan shkollën!

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Sot bisedat më të shpeshta të prindërve dhe familjeve, rrotullohen rreth shkollës. Dita e parë, vjen me ankth jo vetëm për të vegjëlit, por dhe prindërit që shqetësohen për edukimin e tyre në vazhdim. A do të jenë nxënës të mirë?

A do të ndërveprojnë me shokët e klasës?! Këto dhe qindra dilema të tjera zënë mendjen e tyre, por në vend të mendimeve të shumta, fokusohuni tek disa teknika. 6 hile të vockla, do t’i ndihmojnë fëmijët të jenë nxënës të shkëlqyer, pa u lodhur fare!

Transformoni

Në rast se bëhet fjalë për shifra, përpiquni që këto të fundit të mos i trajtoni si të tilla. Një rosë është gjithmonë më e dashur se numri dy ndërsa 3 bombone janë më interesante se sa 3 petëza.

Krijoni përralla

Përrallat dhe këngët memorizohen më shpejt nga fëmijët. Për këtë arsye ju këshillojmë të krijoni të tilla për t’i mësuar të vegjëlve tuaj gjëra të reja.

Përdorni kukullat

Një shfaqje me kukulla është gjithmonë më interesante se një ligjëratë. Moz hezitoni të përdorni të gjithë arushët e pellushit që ju ndodhen të shtëpi për t’i mësuar fëmijëve biologjinë.

Çdo gjë është e prekshme

Është me e lehtë të mësosh diçka kur ke kontakt me të. Përpiquni t’i ilustroni fëmijëve tuaj çdo gjë që thonë librat.

Ndërtoni një “laborator”

Kuzhina juaj mund të kthehet fare mirë në një laborator në të cilin kryhen eksperimentet e diturisë së natyrës,shkruan anabel. Provoni së bashku me fëmijët këto eksperimente, pasi kështu ata do t’i mbajnë mend më gjatë.

Përdorni pazarin

Llogaritë bëhen më kollaj kur bëhet fjalë për para. Kështu që merrini fëmijët me vete kur të beni pazarin dhe vërini në pozitë që të kryejnë veprime të thjeshta matematikore.

Çdo gjë është funksionale

Ashtu si një copë picë është e përsosur për shpjegimin e thyesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat