Ju kanë ardhur mysafirë dhe ndonjëri rastësisht me cigare ka djegur mobilien? Qe se si ta eliminoni njollën! - Bota Sot
Ju kanë ardhur mysafirë dhe ndonjëri rastësisht me cigare ka djegur mobilien? Qe se si ta eliminoni njollën!

Life style

Ju kanë ardhur mysafirë dhe ndonjëri rastësisht me cigare ka djegur mobilien? Qe se si ta eliminoni njollën!

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:23
Ilustrim

Kjo me siguri do t’ju nevrikosë posaçërisht nëse ju nuk pini duhan

A ju ka ndodhur së paku një herë që pasi kanë shkuar mysafirët të mbetet gjurmë në kanapenë tuaj të preferuar, madje gjurmë e djegur me cigare? Apo rastësisht vetë keni djegur diçka me cigare?

Me siguri po, mirëpo nuk duhet të brengoseni shumë, sepse edhe për të ekziston zgjidhja.

Njëra ndër mënyrat është që në vendin e djegur disa herë të qitni pak hidrogjen apo që vendin e djegur a fërkoni me limon dhe ta nxirrni në diell.

Kur të qitni hidrogjen në vendin e djegur është shumë me rëndësi që më parë të dini a lëshon materiali ngjyrën, sepse në atë mënyrë mund të bëni dëm më të madh.

Kur të qitni hidrogjen fërkojeni, pastaj shpëlajeni dhe përsëriteni procedurën disa herë.

Gjithashtu, te gjurmët e djegura mund të përdorni edhe pataten. Mjafton që të fërkoni një copë patateje dhe thjesht të pritni pjesët e djegura me gërshërë.

Kjo mënyrë është më e mira kur ju ndodh që t’ju digjet tepihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...