Mbajtja e qenit jua bën zemrën më të shëndetshme - Bota Sot
Mbajtja e qenit jua bën zemrën më të shëndetshme

Life style

Mbajtja e qenit jua bën zemrën më të shëndetshme

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:25
Ilustrim

Ata të cilët mbajnë qen padyshim se e dinë që këto kafshë e bëjnë jetën më të mirë, pa pasur nevojë t’ua dëshmojë këtë shkenca.

Megjithatë, shkenca ka dëshmuar se përveç se janë shok i mirë i njeriut, qentë iu sjellin pronarëve të tyre shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri më të madhe fizike.

Sipas eksperimenteve të kryera, rezulton se pronarët e qenve kanë tendenca të mos pinë duhan, të jenë më aktivë fizikisht, të kenë nivele ideale të glukozës në gjak, etj.

Këta dhe parametrat tjerë fizikë kishin rezultuar në shëndet më të mirë kardiovaskular dhe rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës.

Shkencëtarët i shpjegojnë këto përfitime shëndetësore nga fakti se pronarët e qenve janë më shumë aktivë fizikisht sesa njerëzit që nuk mbajnë kafshë fare.

Nëse veç mbani qen, atëherë jeni në të prirë të ecni me të dhe, rrjedhimisht, të qëndroni më aktiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...