Pse meshkujt bëjnë gabime jo të menduara kur janë të eksituar?

Life style

Pse meshkujt bëjnë gabime jo të menduara kur janë të eksituar?

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Kur është fjala për të bërë gabime të madhe, të qenurit i eksituar mund të jetë po aq keq sikur kur të jeni të dehur, tregon një studim kanadez.

Në një eksperimentim, hulumtuesit kanë studiuar 100 njerëz të cilët kanë shikuar pornografi ose edhe video me përmbajtje jo seksuale, ku kanë vëzhguar se si do të silleshin shikuesit në skenare të ndryshme seksuale.

Rezultatet: Njerëzit e eksituar u shprehën se mund të merrnin vendime të rrezikshme në shtrat duke mos përdorur kondomë.

Por, shkencëtarët dëshironin të testonin se si ndikon të qenurit i eksituar edhe jashtë dhomës së gjumit. Në eksperimentin e dytë, 100 njerëz të tjerë shikuan po të njëjtat klipe por më pas luajtën një lojë me karta të njohur si ‘blackjack’.

Studiuesit kuptuan se grupi i eksituar ishte 13% më shumë i predispozuar për marrë vendime të rrezikshme gjatë lojës në krahasim me personat që nuk kishin ereksion.

Eksitimi juaj jo domosdoshmërisht mund të ndikoj në vendimet tuaja, por ka ndikim në motivimin që fshihet pas zgjedhjes, shprehet autorja e studimit Shayna Sparling.

Shembull, edhe pse e dini që duhet përdorur kontraceptivë ju mund të dëshironi të keni seks të pambrojtur sepse mund të jetë qejf për momentin, vazhdon ajo.

Sparling tregon se në studimet e mëparshme është treguar se njerëzit e eksituar kanë më pak kontroll kur janë të eksituar.

Zgjidhja: Vini vetes limite që para se të jeni në fazën e fundit të eksitimit. Vendosni rregullat që më pas të dini se çfarë mund të prisni prej vetes në një natë qejfi, përfundon Sparling.

Rregulli juaj për seks mund të jetë, “Unë gjithmonë përdori kondomë, përpos nëse është me një partner të besueshëm që e di nuk ka sëmundje seksuale të transmetueshme”.

Thuajani me zë të lartë vetes këtë rregull ose shkruajini diku. Sa më shumë që e përsërit, aq më shumë do i bindesh.

Të mbash mend një rregull mund të iu shpëtoj nga vendimet shumë të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat