Mënyra se si nëna jeton dhe vepron, përcakton mënyrën se si vajza bashkëvepron me botën - Bota Sot
Mënyra se si nëna jeton dhe vepron, përcakton mënyrën se si vajza bashkëvepron me botën

Life style

Mënyra se si nëna jeton dhe vepron, përcakton mënyrën se si vajza bashkëvepron me botën

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:46
Ilustrim

Lidhja mes nënës dhe vajzës është tejet e fortë dhe shërben si ‘bllok ndërtues’ për vajzën. Ndikimi i një gruaje të pavarur dhe të fortë në fëmijën e vogël zakonisht rezulton që edhe vajza të bëhet ashtu, ndërkaq hulumtime të shumta e konfirmojnë se parashikuesi më i madh i suksesit të vajzës është figura e një nëne të fortë në jetën e saj.

Bonnie Marcus, folëse ndërkombëtare, kishte anketuar mbi 600 femra profesionale për ambiciet e tyre dhe ato të cilat e kishin identifikuar veten si shumë ambicioze kishin deklaruar se nëna e tyre kishte pasur ndikimin më të madh në ambiciet e tyre.

Edhe një anketim me rreth 1000 vajza adoleshente nga “Keds and Girls Leadership” ka zbuluar se 63% e vajzave thonë se duan të bëhen si nëna e tyre. Ndryshe nga ç’mendohet zakonisht, adoleshentet më shumë preferojnë mbështetjen e prindërve – në veçanti të nënave – sesa të miqve.

Mënyra se si nëna jeton, vepron dhe flet përcakton mënyrën se si vajza e shikon veten dhe si bashkëvepron me botën. Një nënë e fortë e mëson vajzën të jetë e pavarur dhe të ketë besim se mund ta pushtojë botën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...