‘Nuk është faji im’ dhe 4 gjërat që bëjnë njerëzit toksikë, mos i mbani pranë vetes

Life style

‘Nuk është faji im’ dhe 4 gjërat që bëjnë njerëzit toksikë, mos i mbani pranë vetes

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:53
Ilustrim

Negativiteti kronik në kuptimin e plotë të fjalës mund t’ju vrasë dhe kjo gjë është e provuar shkencërisht. Mbretëreshat e dramave mund të shkatërrojnë jetën tuaj. Me siguri shumica prej jush që po e lexoni këtë artikull, keni një mik ose koleg që ju thith gjithmonë energjinë pozitive. Zakonisht ndiheni të rraskapitur rreth këtyre njerëzve. Mirëpo, ka shumë gjëra që bëjnë njerëzit toksikë që na ndihmojnë t’i njohim më mirë ato. 

Ne urojmë që të gjithë ju të jetoni në një mjedis të shëndetshëm dhe të lumtur, në shtëpi dhe punë, por në mënyrë që të jeni mirë, duhet të shmangni njerëzit toksikë dhe 4 zakonet e tyre të përhershme.

Manipulimi dhe kontrolli

Njerëzit manipulues toksikë në të vërtetë nuk janë të interesuar për ju ose ndjenjat tuaja. Ata thjesht e përdorin këtë "armë" për t'ju kontrolluar që të mund të bëheni pjesë e planeve të tyre.

Mund të ekzistojnë disa mënyra për ta bërë këtë dhe madje nuk mund ta kuptoni manipulimin:

-Ju bëjnë të ndiheni të çmendur

-Bëjnë viktimën

-Sjellje në mënyrë agresive

-Kërcënime

Nuk kërkojnë falje

Pavarësisht se çfarë bën një person toksik, nuk është faji i tyre. Është shumë e vështirë për ta kjo pjesë. Arsyet pse ata nuk mund të pranojnë gabimet e tyre mund të jenë të shumta:

-Turpi, për njerëzit toksikë, është i padurueshëm.

-Ata nuk duan të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre.

-Ata preferojnë të ndjejnë zemërim dhe nervozizëm për t'u lumturuar. 

Telefonojnë dhe qajnë

Po, të gjithë ne ndonjëherë kemi ditë të këqija, por kur bëhet zakon, është toksik. Telefonatat çdo ditë ose çdo javë dhe ankesat për gjithçka mund të çmendin këdo.

Në këtë rast:

-Vendosni kufijtë dhe mos shpenzoni kohë me një person toksik.

-Kërkoni një ndikim më pozitiv dhe afrohuni tek njerëzit më të dashur.

Ata nuk e pranojnë “Jo-në”

Njerëzit toksikë fjalë për fjalë ju bëjnë të ndiheni të frikësuar të thoni jo. Ata ju kërkojnë diçka dhe nëse nuk e pranoni, ata fillojnë t’ju manipulojnë për të marrë përgjigjen që ata dëshirojnë. Kjo ndodh sepse njerëzit toksikë nuk e kuptojnë se njerëzit e tjerë gjithashtu kanë kufij.

-Të thuani "Jo" është normale, veçanërisht kur e dini se nuk mund të mbani një premtim.

-Të thuani "Jo" nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni fajtor nëse e dini se është vendimi i duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat