Këto 5 veprime i bëni çdo ditë, por nuk e kuptoni që po e shkatërroni veten - Bota Sot
Këto 5 veprime i bëni çdo ditë, por nuk e kuptoni që po e shkatërroni veten

Life style

Këto 5 veprime i bëni çdo ditë, por nuk e kuptoni që po e shkatërroni veten

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:01
Ilustrim

Ka veprime që i kryejmë çdo ditë pa i kushtuar vëmendje nëse i bëjmë apo jo siç duhet. Ndonjëherë është më mirë t’i shikoni gjërat e përditshme nga një këndvështrim tjetër. Sigurisht të gjithë e dinë se si të bëjnë dush ose si të lajnë flokët, po a i bëni ato në mënyrë efektive?

Bright Side na tregon disa këshilla të dobishme që hedhin më shumë dritë se si të kryeni saktë veprimet e përditshme. Disa prej tyre madje mund ta kthejnë botën tuaj përmbys.

Si t’i lani flokët?

Përdorni me mirë një bluzë sesa një peshqirë për të tharë flokët tuaja kaçurrele. Gjithashtu përdorni gishtat për të masazhuar butësisht flokët. Asnjëherë mos vendosni në rrënjë zbutës. Shpëlani flokët përpara se të aplikoni zbutësin.

Si të vendosni një çantë shpine në transportin publik?

Për të mbrojtur sendet tuaja me vlerë në transportin publik, është më mirë ta vendosni përpara çantën.

Si të mbani timonin?

Vendi më i sigurt për të vendosur duart tuaja është në vijën qendrore (siç tregohet në foton e mëposhtme).  Ky pozicion parandalon që airbags-t të hapen mbi duart dhe krahët, duke mbrojtur kështu kokën dhe trupin.

Si t’i lani dhëmbët?

Ju nuk duhet të mbuloni të gjithë furçën me pastën e dhëmbeve si në reklama. Mjafton vetëm pak.

Si të bëni dush?

Nëse qëndroni gjatë në dush, uji i nxehtë e than lëkurën duke shkaktuar kruajtje dhe skuqje. Kohëzgjatja optimale e një dushi është rreth 10 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...