Zbuloni këtu ç’tregon zëri për ju!

Life style

Zbuloni këtu ç’tregon zëri për ju!

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 13:34
Ilustrim

Duhet më pak se një sekondë për të njohur personalitetin e dikujt, vetëm duke i dëgjuar zërin

Ndonëse tingëllon jo dhe aq e besueshme, zëri i njeriut tregon shumë për të. Jo vetëm që është unik për këdo nga ne, por mbart informacion që nuk e dimë që mund ta përftojmë prej tij.

Cilat janë disa prej cilësive që zbulojmë vetëm duke dëgjuar zërin e dikujt?

1. Je i shoqërueshëm apo jo

Vetëm nga zëri mund ta kuptosh nëse përball kemi një introvert, apo një ekstrovert. Gjatë një studimi, njerëzit u vunë të dëgjojnë përmes një kompjuteri lloje të ndryshme zërash teksa mbanin fjalime. Si rezultat, të gjithë pjesëmarrësit ishin në gjendje të identifikonin personalitetet e tyre. Ekstrovert flisnin shpejt dhe me zë të lartë, kurse introvertët bënin të kundërtën. Mendimet e tyre vinin në zë të qetë dhe fjali të artikuluara ngadalë.

2. Besimin

Një “përshëndetje!” e thjeshtë mund të të zbulojë nëse je njeri i besueshëm apo jo. Të gjithë ata që këto fjalë e thonë të plotë dhe me zë të sigurt, konsiderohen njerëz të cilëve mund t’i besosh më lehtë.

3. Gjatësinë

E dini që zëri juaj tregon sa i gjatë je? Pas dy eksperimenteve, njerëzve iu kërkuan të identifikonin më të gjatin mes 2 folësve dhe të rendisnin 5 të tjerë sipas gjatësisë. 62.17% e tyre ishin në gjendje të gjenin folësin më të gjatë vetëm duke i dëgjuar zërin. Sa më i gjatë personi, aq më i ulët dhe më i thellë zëri.

4. Pjellorinë

Duket se cikli menstrual nuk ndikon vetëm tek ndryshimi i humorit dhe hormoneve, por edhe tek zëri. Sipas një studimi, zëri i femrës bëhet më i lartë kur afron koha e ovulimit.

5. Fuqinë

Zëri është në gjendje të tregojë forcën e një burri, fuqinë e trupit të tij. Burrat më të fortë fizikisht, kanë zërin më të trashë dhe të plotë.

6. Profesionalizmin

Zëri mund të ndikojë gjithashtu në karrierën tënde. Njerëzit me zë të mbytur dhe të shqetësuar, kanë gjasa të jenë më pak të arsimuar dhe jo gati për sfida. Kjo veçanërisht është e vërtet për gratë. Në të tilla raste, zëri mund të ndikojë edhe në vendimin e një punëdhënësi për të zgjedhur mes disa kandidatëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat