Si ta dalloni shefin e mirë

Life style

Si ta dalloni shefin e mirë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 09:43
Ilustrim

Është privilegj të kesh shef të mirë

Shefi i mirë do të marrë përgjegjësinë për gjithë atë që ndodhë në sektorin e tij dhe nuk do të fajësojë punëtorët nëse diçka shkon keq.

Nuk do të kërkojë nga punëtorët që të spiunojnë kolegët, sepse ajo nuk është profesionale, as etike.

Liderin e vërtetë të “ekipit” do ta njihni sepse ai kurrë nuk do të kërkojë nga të punësuarit të fshehin të vërtetën nga klientët për shkak se ai nuk ka dëshiruar që atë t’ua komunikojë. As nuk do të kërkojë që kolegët të gënjejnë njëri-tjetrin.

Shefi i mirë do të marrë përgjegjësinë për gjithë atë që ndodh në sektorin e tij dhe nuk do të fajësojë punëtorët nëse diçka shkon keq.

Shefi nuk do të kërkojë nga punëtorët që t’i spiunojnë kolegët, sepse nuk është as profesionale, as etike, por të punësuarit do t’i pyesë nëse kanë nevojë për ndihmë dhe kështu do të ndërtojë besimin e ndërsjellë.

Eprori i vërtetë gjithmonë do të jetë i gatshëm të dëgjojë idetë e bashkëpunëtorëve të tij, do t’i lavdërojë për punën e kryer mirë dhe nuk do të lejojë që të punojnë orë të tëra pa pauzë.

Ai do t’u lejojë të punësuarve të tregojnë atë që mendojnë. Interesi i tij është që të zbulojë problemin brenda kolektivit, nëse ka probleme, dhe që sa më parë t’i zgjidhë, në mënyrë që të mund të vazhdojnë punën pa pengesa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat