Mësoni të injoroni njerëzit e këqij për të përmirësuar jetën tuaj

Life style

Mësoni të injoroni njerëzit e këqij për të përmirësuar jetën tuaj

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një rregull i shëndetshëm i higjienës mendore, nëse dëshiron të mësosh se si të menaxhosh ankthin që përshkon ditët tona konvulsive moderne, është të injorosh njerëz problematik, ata që flasin prapa shpinës, me fjalë të tjera, njerëzit dashakeq, të këqij, ziliqarë.

Nëse duam të jetojmë më mirë, më shumë në paqe me veten dhe më të qetë, sekreti është t’i ndalojmë, t’i largojmë nga mendimet tona, nga vetëdija, t’i fshijmë nga kujtesa.

Thënë në një mënyrë tjetër, ajo që duhet të mësojmë është të krijojmë në mendjen tonë një hierarki shqetësimesh, nga më të rëndësishmet dhe thelbësore për ato që janë plotësisht të papërfillshme ose, më keq, vetëm të dëmshme për ekuilibrin tonë mendor. Ne duhet të mësojmë artin e rafinuar të njohjes se si t’i injorojmë njerëzit me probleme. Dhe nuk ka rëndësi nëse ata janë të afërm, miq ose bashkëpunëtorë. Jeta është shumë e shkurtër për të lejuar që këta njerëz negativë të ndikojnë tek ne me ndikimin e tyre të egër, edhe nëse vetëm në mendimet tona.

Nëse dhe kur të mund t’u themi jo këtyre lloj njerëzve, jeta jonë do të përmirësohet dukshëm dhe ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi në atë që me të vërtetë ka rëndësi dhe është e rëndësishme për ne: qëllimet tona, njerëzit që i duam, gjërat që na bëjnë vërtet të lumtur.

Në fillim mund të duket që kjo praktikë e shëndetshme e higjienës mund të bëjë që ne të ndjehemi fajtorë, sepse kur ishim fëmijë ne jemi mësuar që duhet të jemi të mirë me të gjithë njerëzit dhe nga ky këndvështrim eliminimi i plotë i një individi nga mendimet e tij mund të konsiderohet si forma maksimale e vrazhdësisë.

Por në fund të fundit bëhet fjalë për jetën tonë dhe një egoizëm i shëndetshëm është i pashmangshëm nëse duam të ndihemi mirë, përndryshe jemi të dënuar të vuajmë pa qenë nevoja. Mbi të gjitha, hakmarrja më e mirë është harresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat