Shenjat që tregojnë se partneri juaj është duke humbur interesin në ju

Life style

Shenjat që tregojnë se partneri juaj është duke humbur interesin në ju

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Këtu i gjeni disa nga shenjat që partneri juaj është duke humbur interesin tek ju dhe që romanca juaj është duke vdekur.

Jeni në lidhje për një kohë të gjatë, apo ndoshta edhe për një kohë më të shkurtër dhe keni vërjetur që partneri juaj ka filluar të reagojë apo të sillet në mënyrë më të çuditshme dhe të ftoftë.

Nëse po, atëherë këtu do të i gjeni disa shenja që lidhen me këtë gjë, dhe që ndoshta romanca juaj është duke ‘vdekur’ dhe se partneri apo edhe partnerja ka humbur interesin tek ju, raporton “ETime”.

Partneri juaj më nuk është i gëzuar kur të ju shoh apo edhe kur bëni plane dhe asnjëherë nuk merr iniciativë për të bërë plane me ju. Ju mund të vëreni se ai/ajo fillojnë të shkëputen fizikisht nga ju.

Frekuenca e teksteve dhe thirrjeve ka rënë drastikisht. Ndonjëherë ndjeheni se sikur jeni një opsion i dytë.

Kur vjen fjala për të folur për të ardhmen, ju e vëreni se ai/ajo nuk ndjehen rehat dhe mundohen të ndërrojnë temën.

Atyre më nuk ju intereson nëse keni shkuar në shtëpi mirë, si po ju shkojnë punët dhe se çfarë keni bërë gjatë ditës. 

Ju pengon çdo gjë që flisni 

Pa marr parasysh, se a është faji juaj apo jo ata gjithmonë do të ndjehen të acaruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat