Të besosh tek intuita, jo vetëm e drejtë, por e nevojshme

Life style

Të besosh tek intuita, jo vetëm e drejtë, por e nevojshme

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Shpesh është e nevojshme t’i besoni intuitës. Jo vetëm nga ajo që ndjeni, por edhe nga ajo që shihni. Intuita është një armë e fuqishme, është mënyra e vetme që shpirti ka për t’ju komunikuar. (Stephen Littleword).

Do të mjaftonte kjo fjali për të kuptuar vlerën e intuitës, mprehtësisë, atë kapacitet që shkon përtej arsyes dhe racionalitetit, duke na sjellë drejt e në thelbin e gjërave. Epoka e sotme, ajo që përballet e gjitha me arsyen dhe beson se mund të na shpjegojë gjithçka, shpesh mbetet e bllokuar dhe e habitur përpara një dijeje e perceptimi që nuk mund ta kontrollojë. Shekuj ekzaltimi, shpesh të paarsyeshëm, të mendimit analitik, i kanë atribuuar ndjesive famën e reaksioneve primitive dhe të pabesueshme: megjithatë, janë gjithashtu parashikime të trurit efektiv.

Le të imagjinojmë për një çast se çfarë do të ndodhte nëse, një menaxher, përgjatë një këshilli drejtues, të bënte publike apelin për intuitën e tij! Kultura pozitive, mendimi racional nuk do ta falte, me siguri. Ka shumë arsye për këtë, për pjesën më të madhe thellësisht të gabuar, madje edhe nën aspektin analitik. Intuitat rrjedhin nga një proces i vlerësimit dhe krahasimit të kryer nga truri. Është në fakt një makinë komplekse që krahason ndjenjat dhe përvojat e të tashmes me atë që janë mësuar në të kaluarën, duke parashikuar kështu se çfarë do të ndodhë.

Shekujt e diktaturës së mendimit racional na kanë dhuruar intuita në diçka të afërt me magjinë, pohojnë ata që nuk e njohin origjinën dhe mekanizmat me të cilat ato formohen. Siç kujtohet në mënyrë të përkryer nga një sondazh i botuar në The Conversation, intuitat nuk janë përgjigje të marra, që duhen injoruar apo korrigjuar me arsyetim. Ato janë vetëm një formë tjetër e përpunimit të informacionit.

Në marrëdhëniet ndërpersonale, fuqia e intuitës, ajo që sot në mënyrë të butë quhet si ndjeshmëri, është pikërisht aftësia për të lexuar, kuptuar bashkëbiseduesin dhe situatat në mënyrë të menjëhershme, duke filtruar drejtpërsëdrejti arsyetime dhe qëndrime që shpesh tentojnë të maskojnë realitetin.

Në këto situata, intuita verifikohet kur truri vë në dukje një lidhje apo një mospërputhje midis asaj që perceptohet dhe asaj që thuhet për shembull, kur ky krahasim nuk e arrin pragun e ndërgjegjes, ndjejmë se kështu është, por nuk e dimë se si kemi arritur atje. Lind nevoja të jemi të qartë dhe të mos mbështetemi plotësisht dhe gjithmonë tek intuita, duke formuar mbi bazën e një ndërmjetësimi mes mendimit racional dhe perceptimit emocional, munden, kur gjendja shpirtërore nuk është e qetë, ose interesimi për temën dhe zgjedhja duket e domosdoshme, rrezikojnë të nxjerrin jashtë rruge një person.

Prandaj, t’ia dalësh duke racionalizuar në të menduarit personal, ndihmon sigurisht në arritjen e një ndërmjetësimi të drejtë përmes analizave thjesht logjike dhe vlerës së menjëhershme të intuitës. Intuitat na flasin, na sugjerojnë pa dyshim shtysa për të arritur në një përmbledhje. Është shumë e dobishme të jesh në gjendje t’i vendosësh ato në kontekstin e situatës që po përjeton, për të siguruar që të jenë opsionet e sugjeruara që duhen zgjedhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat