Si të jesh një grua e fortë!

Life style

Si të jesh një grua e fortë!

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 19:09
Ilustrim

Zakonisht kur mendohet për një grua të fortë, imagjinata të çon te një grua me tipare mashkullore, a thua se është e nevojshme t’i ngjajë një burri për të qenë e tillë. Ky koncept është i gabuar! Të jesh e fortë nuk do të thotë të jesh paturpësisht e sigurt, nuk do të thotë të tregosh atë arrogancë e cinizëm që të bën të dukesh një lider.

Një grua e fortë di të jetë femërore, mirëkuptuese dhe njëkohësisht është në gjendje të përballet dhe të zgjidhë problemet me prakticitet dhe mençuri. Kemi përzgjedhur disa sjellje tipike të një gruaje të fortë.

Në dashuri jep gjithçka

Nuk kursehet, është mirëkuptuese, bashkëpunuese dhe e përgjegjshme. Nuk është e prirur të bëjë sakrifica të kota, por në çdo situatë ia del të gjejë një kompromis me partnerin.

Është e vetëdijshme për vetitë dhe veset e saj

E vetëdijshme për veten, nuk mundohet të fshehë fytyrën e saj të vërtetë, dhe as nuk i druhet gjykimit të të tjerëve. Mundohet të jetë gjithmonë origjinale dhe ndoshta të ndryshojë ato aspekte të karakterit, të cilat ajo vetë i sheh si jo të duhura.

Ka nevojë për momente vetmie

Shoqërohet pa problem, por njëkohësisht nuk i trembet vetmisë. Përkundrazi, herë pas here ka nevojë për pak kohë për të qëndruar vetëm, pasi e pëlqen qetësinë.

Pretendon respekt

Plotësisht e vetëdijshme për veten, ajo e di se sa e rëndësishme është të marrë dhe të japë respekt. Për këtë arsye është shumë e respektueshme kundrejt të tjerëve dhe pretendon të njëjtën gjë, sidomos nga partneri.

Është ambicioze

Është e motivuar që të ketë pavarësinë e saj dhe ka shumë interesa në jetë. Kjo gjë nuk do të thotë se është maniake e punës dhe as që duhet me çdo kusht të arrijë qëllimet e saj, duke lënduar të tjerët.

Di të jetë e ëmbël dhe e butë

Nuk ka nevojë të fshehë ëmbëlsinë e saj dhe pa dyshim nuk e konsideron si dobësi këtë pjesë të karakterit. Të jesh e fortë nuk do të thotë të fshehësh përkëdheljet, butësinë dhe ëmbëlsinë.

Është e sigurt për veten

Nuk ka nevojë të fshehë brishtësinë e saj pas një maske. Ajo ka vetëbesim e vetësiguri, pasi ka mësuar të dojë veten në radhë të parë e pastaj të tjerët.

Urren falsitetin

Duke qenë se është një person me cilësi të larta, dhe duke qenë se ka mësuar të mos jetë me dy fytyra, ia del të dallojë menjëherë nëse dikush po e gënjen, dhe kjo sjellje nuk bën pjesë në karakterin e saj. Personat që janë të rremë vështirë se janë pjesë e jetës së saj.

E di se çfarë do

Një grua e fortë është një njeri që gjatë rrugëtimit të saj ka mësuar se cila gjë është e rëndësishme në jetë dhe cila jo. Askush nuk i lind i fortë, por bëhet i tillë falë përvojës jetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat