Bajqinovci tregon sfidat si politikan dhe si gazetar

Aktuale

Bajqinovci tregon sfidat si politikan dhe si gazetar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 19:12
Mefail Bajqinovci

Gazetari Mefail Bajqinovci, që tash i është futur politikës dhe është kandidat për deputet nga Vetëvendosja, në emisionin Imazh në RTK, ka treguar sfidat që po e presin tash, për dallim nga gazetaria.

Ai thekson se në politikë ka më shumë presion dhe duhet më shumë angazhim, teksa ka thënë se është më lehtë ta intervistosh dikë, se sa të arsyetohesh.

Një përparësi e gazetarit në politikë, sipas Bajqinovcit është komunikimi me njerëz, për shkak të përvojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat