Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

Life style

Të qarit na bën edhe më të pikëlluar?

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 21:41
Ilustrim

Mund të qani sa të doni, por kjo nuk do t’u ndihmojë që të ndiheni më mirë, së paku kështu tregon një studim i ri.

Shumë njerëz mendojnë se të qarit do t’i ngushëllojë dhe do t’u ndihmojë të ndjehen më mirë. Por, një studim i ri holandez, tregon se nuk është ashtu.

Në studim janë përfshirë femra të moshave, ndërmjet 18 dhe 48 vjeç, ndërsa shkencëtarët janë fokusuar në episodet e tyre të të qarit, të cilat kanë qenë 1.004 brenda 73 ditësh.

Është vërejtur se dhe pas qarjes, dy të tretat e femrave nuk janë ndier më mirë.

Gjatë ditëve kur kanë qarë, femrat janë ndier edhe më keq sesa në ditët tjera, ndërsa është interesante se qarja nuk e ka përmirësuar situatën, por e ka bërë edhe më keq.

Te disa femra është vërejtur se pikërisht si pasojë e të qarit, disponimi i keq ka vazhduar edhe në ditën tjetër.

Rreth 61 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk janë ndier mirë pas qarjes, por kanë pohuar se disponimi nuk iu është përkeqësuar më shumë.

Nëntë për qind e të anketuarave kanë thënë se pasi kanë qarë janë ndier edhe më keq, ndërsa 30 për qind e tyre kanë pohuar se pas qarjes janë ndier më mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat