Java e modës fillon me risitë e Koresë së Jugut

Life style

Java e modës fillon me risitë e Koresë së Jugut

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 13:44
Foto

Stilisti koreanojugor, Kiminte Kimhekim, ka debutuar në Paris në ditën e parë të kalendarit zyrtar të javës së modës.

Kimhekim kishte rënë në fakt në syrin e yjeve të Hollivudit dhe ikonës së modës, Elle Fanning. Ai prezantoi tani në Paris një koleksion ngacmues, të titulluar “Blije nëse mundesh”, në të cilin përzihet tradita koreanojugore me uniformat e shkollës, me një prekje shtesë provokative.

Kimhekin është në fakt një stilist që është formësuar te Balenciaga. Ai njihet për përdorimin e kordeleve gjigante dhe një fustan të tij, me fjongon e stërmadhe, veshi edhe Elle Fanning në premierën e filmit të ri të saj “Maleficent: Mistress of Evil”, muajin e kaluar.

Në koleksionin e tij përfshiheshin edhe një palë pantallona, dy herë më të gjatë se normalja.  Java e modës në Paris, pason atë në Nju Jork dhe Milano, dhe në pasarela, priten sërish surpriza të këndshme…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat