Ky është sekreti i lumturisë për gjithë njerëzit introvert

Life style

Ky është sekreti i lumturisë për gjithë njerëzit introvert

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Shkenca zbulon sekretin e lumturisë për njerëzit introvertë ata njerëz që janë të tërhequr, nuk pëlqejnë aktivitetet me njerëz : thjesht përpiquni të silleni si ekstrovert, pra si ata persona që pëlqejnë të kenë një shoqëri të madhe. Prandaj, nëse shtireni apo silleni sikur jeni ekstrovert mund të jetë e mirë për shëndetin dhe të ndiheni më të lumtur.

Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë që analizoi sjelljen e 123 studentëve të universitetit, të detyruar të sillen në një mënyrë ekstrovert për një javë. Pas analizës, doli që pjesëmarrësit raportuan një ndjenjë më të mirë të mirëqenies pas një jave kur u sollën si ekstrovert.

Përkundrazi, ata kanë pasur një ulje të mirëqenies kur ishin introvert. Studiuesit e cilësuan interesante të kishin vërejtur se si “ekstrovertët e rremë” nuk kishin raportuar ndonjë shqetësim ose, në çdo rast, efekte të tjera negative.

“Rezultatet sugjerojnë që ndryshimi i sjelljes shoqërore të një personi është një qëllim i mundshëm për shumë njerëz. Sjellja në një mënyrë ekstroverte përmirëson mirëqenien”, komentoi Sonja Lyubomirsky, psikologe dhe bashkautore e studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat