Si të jesh një motër e mirë!

Life style

Si të jesh një motër e mirë!

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:57
Ilustrim

Të jesh një motër e mirë duhesh të jesh tolerante. Duhet durim dhe gatishmëri. Nxitja e marrëdhënieve të mira me vëllezërit tuaj është e rëndësishme, në qoftë se ju doni përkrahjen e tyre.

1. Mos harroni ditëlindjet dhe raste të veçanta. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të treguar se ju kujdeseni dhe se vëllai juaj ka rëndësi për ju.

2. Mundohuni të zgjidhni diçka që është kuptimplotë për vëllanë tuaj. Për shembull, në qoftë se vëllai juaj është duke luajtur një sport, mendoni për një dhuratë sportive.

3. Ndihmoni vëllain tuaj me detyrat e shtëpisë ose punë. Vëllezërit e motrat mund të përfitojnë nga njohuritë tuaja.

4. Inkurajoni vëllezërit e motrat të kërkojnë ndihmë. Ky është një tjetër mësim i rëndësishëm i jetës.

5. Merrni  pjesë në aktivitete jashtëshkollore me vëllanë tuaj.

6. Planifikoni udhëtime së bashku. Nëse jetoni larg njëri-tjetrit, qëndroni në kontakt.

7. Jini shoqërore me vëllezërit e motrat. Të bërtiturat, ankesat janë mënyra joefektive në komunikim. Nëse mbështeteni në një sjellje të tillë do të bëheni grindavece. Gjeni mënyra të qeta për të bashkëbiseduar.

8. Bëjeni rregull, mos vini në lojë vëllezërit e motrat tuaja. Ngacmimi është gërryes në marrëdhënie të ngushta.

9. Bëni kompromis. Kompromisi është një ushtrim i dyanshëm.

10. Jepni hapësirën e vet vëllait. Koha e kaluar së bashku është e rëndësishme, po kështu është koha e kaluar veç e veç. Ai nuk mund të jetë e tërë bota juaj. Respektojeni, kur vëllai i juaj ka nevojë për të kaluar kohë vetëm dhe kohë me miqtë. Nga ana tjetër, prisni të njëjtën gjë nga vëlla juaj.

11. Zbusini konkurrencën. Rivaliteti vëlla-motër mund të jetë e natyrshme, por nuk ka nevojë të kthehet gjithçka në një konkurs, që ju gjithmonë duhet të fitoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat