Këshilla të floktarëve të famshëm: Kjo ngjyrë e flokëve do të shënojë vjeshtën!

Life style

Këshilla të floktarëve të famshëm: Kjo ngjyrë e flokëve do të shënojë vjeshtën!

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 13:22
Ilustrim

Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht të re të flokëve

Megjithatë, ato nuk është e thënë patjetër të kenë nuancë të kaltër apo të gështenjtë.

Pikërisht, floktarja e famshme Kim Bonondona, thotë që këtë vjeshtë do të bartet e ashtuquajtura ngjyra e flokëve “ginger beer”, të cilën klientet e saj e adhurojnë.

Fjala është për ngjyrën e flokëve të portokalltë-të gështenjtë me shkëlqim subtil mjalti, e cila është e shkëlqyeshme në ditët e ftohta.

Siç thekson Kim, ngjyra “ginger beer” arrihet shumë thjesht në sallonet e floktarëve, ndërkaq përftohet me përzierjen e ngjyrave të kaltër, të gështenjtë, të kuqe dhe ngjyrë bakri.

Edhe pse do të detyroheni t’i freskoni përafërsisht një herë në muaj, Kim thekson që kjo ngjyrë e flokëve nuk duket aspak keq, madje edhe kur e plotëson ngjyra natyrale e rritjes së flokëve.

Nëse ju mungon inspirimi, disa foto do të mundë t’ju bindin që pikërisht “ginger beer” të jetë ngjyra juaj e re për ditët e ftohta që do të vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat