Kur qeni kthen kokën anash, ju dëgjon me kujdes

Life style

Kur qeni kthen kokën anash, ju dëgjon me kujdes

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 14:04
Ilustrim

Ekspertët konstatojnë që derisa kanakari dëgjon zërin e pronarit, përpiqet të identifikojë fjalët dhe tingujt e njohur

Natyrisht, ai këtë e lidh me shpërblimin – me ushqimin e parapëlqyer apo me shëtitje.

Dashuria nuk ka kufij, prandaj as ajo të cilën e ndajnë qeni dhe pronari i tij. Dhe njëra ndër mënyrat që kanakari të tregohet është dëgjimi me kujdes derisa pronari flet diçka. Po, po – kjo ndodh.

Do ta dalloni atë nëse vëreni që qeni gjithë kohës mban kokën të kthyer në njërën anë.

Ekspertët konstatojnë që derisa dëgjon zërin e pronarit përpiqet të identifikojë fjalët dhe tonet e njohura.

Natyrisht ai këtë e lidh me shpërblimin – me ushqimin e parapëlqyer dhe shëtitje.

Muskujt e veshit të mesëm te qeni janë të lidhur me pjesën e trurit, përgjegjëse për shprehje fytyre dhe lëvizje, prandaj kur anon kokën, përpiqet të kuptojë çfarë i flet pronari dhe njëkohësisht komunikon me të.

Duke anuar kokën përpiqet që të lokalizojë vendin dhe largësinë nga tingulli, përkatësisht nga zëri, gjë që i mundëson pikërisht ndërrimi i pozitës së turirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat