Pa shpenzuar para dhe kohë, ja dy maska për të trajtuar rrudhat dhe aknet

Life style

Pa shpenzuar para dhe kohë, ja dy maska për të trajtuar rrudhat dhe aknet

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:51
Ilustrim

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, e cila mbështjell plotësisht  dhe mbron atë nga veprimi i rrezeve të diellit dhe ndotësve të tjerë të ambientit. Por, ndërkohë që lëkura mbron pjesën tjetër të trupit rrezikon të pësojë vetë e para këto dëmtime.

Ekspozimi i pakontrolluar në diell, dehidratimi, regjimi ushqimor i varfër, abuzimi me ushqimet pikante dhe yndyrat, përdorimi i produkteve të gabuara larëse dhe hidratuese janë disa prej faktorëve që ndikojnë në përkeqësimin e lëkurës sidomos asaj të fytyrës që është edhe më e ekspozuara. Aknet dhe rrudhat janë shqetësim për shumë gra, prandaj Living ju vjen në ndihmë me 2 maskat e mëposhtme:

1.MASKË PËR RRUDHAT: Vaji i ullirit është i pasur me vitamina A, E, acide yndyrore Omega-3 dhe antioksidantë që luftojnë veprimin e radikaleve të lira në lëkurë dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave. Nëse jeni lodhur nga trajtimet dhe kremërat e shtrenjtë,  ju propozojmë maskën e mëposhtme: Në një filxhan kafeje shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji me mjaltë organik dhe 2-3 pika glicerinë. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të lidhen mirë me njëri-tjetrin dhe më pas aplikojini në lëkurë të thatë 2-3 në ditë me anë të lëvizjeve rrethore. Mund të përsërisni të njëjtën recetë edhe duke përdorur vaj bajamesh, vaj të arrës së kokosit dhe vaj bajamesh në vend të vajit të ullirit.

2.MASKË PËR AKNET: Dëshirojmë t’ju sqarojmë që në krye të herës se ky trajtim është efektiv vetëm në rastin e akneve të sapoformuara, të cilat vijnë si rezultat i papastërtive dhe mungesës së oksigjenimit të lëkurës, dhe jo për aknet e krijuara si pasojë e çrregullimeve hormonale. Uthulla e mollës përmban acid acetik dhe mikroelemente si kaliumi dhe magnezi. Ka veti antibakteriale dhe antimykotike prandaj duhet ta përfshini me patjetër në ritualin e përkujdesjes. Bashkoni 1 lugë gjelle uthull molle me 1 lugë gjelle ujë distiluar. Me ndihmën e një topthi pambuku ose nape aplikojeni në gjithë fytyrën. Lëreni derisa të mpikset dhe më pas lani fytyrën vetëm me ujë të vakët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat