Horoskopi e dielë, 29 shtator 2019

Life style

Horoskopi e dielë, 29 shtator 2019

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 06:06
Foto ilustrim

E dielë 29 shtator 2019, parashikimi sipas Paolo Fox

Dashi

Për të lindurit e kësaj shenje do të vijojë periudha negative, gjatë së cilës do të ndiheni nën ritmin e duhur. Edhe sa i takon nivelit fizik ndiheni të lodhur por edhe nervoz dhe kjo gjë mund të shkaktojë polemika. Ka tensione dhe diskutime si në punë edhe në sferën private. Duhet të mundoheni që ti shmangni provokimet.

Demi

Keni dëshirë që të bëni një ndryshim të bujshëm në jetën tuaj, gjë që për ju nuk është e zakontë. Yjet favorizojnë ndryshimet, punët e reja dhe ambientet ndryshe. Sa i takon dashurisë, mund të lindin situata interesante.

Binjakët

Gjatë kësaj dite yjet do të jenë në anën tuaj sa i takon ndjenjave dhe dashurisë. Mjaft të favorizuara janë takimet, raportet ndërpersonale dhe emocionet. Përfitoni për të organizuar diçka të bukur ose thjeshtë për të dalë nga shtëpia. Jeni në një fazë të ndjeshme rikuperimi në raport me të kaluarën.

Gaforrja

Ka ende disa probleme që kërkojnë zgjidhje! Nga ana tjetër mund të keni ndonjë shqetësim shëndetësor i cili nuk iu lë të qetë. Mundohuni që ti shtyni diskutimet për një moment më të mirë, pasi tashmë keni nevojë për qetësi dhe të mos bini pre e provokimeve. E diela do të jetë mjaft e favorshme për tu relaksuar.

Luani

Kjo e diel do të jetë e shkëlqyer sa i takon ndjenjave, pasi do ti përkushtoheni dashurisë dhe familjes. Lidhur me sferën profesionale, duhet të përfitoni pasi yjet janë në anën tuaj. Jeni të favorizuar për të bërë zgjedhjet e duhura për punën, ndaj mos hezitoni, pasi nëse i shtyni, mund të jetë shumë vonë.

Virgjëresha

Do të jeni të mbrojtur nga yjet, si në dashuri edhe në sferën profesionale. Duhet veçse të jeni më të qetë dhe të mos tensionoheni, përballë shqetësimeve të vogla me të cilat do të përballeni.

Peshorja

Kjo e diel është mjaft pozitive, ku do të keni mundësi që të zgjidhni një problem të mbetur pezull prej kohësh. Edhe sa i takon dashurisë gjërat do të ecin mirë dhe yjet do të kenë ndikim pozitiv. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të gjejnë personin e duhur, mjafton të shohin përreth dhe të mos izolohen.

Akrepi

Do të ndiheni disi nervoz dhe të demoralizuar për shkak të problemeve në punë, ku nuk po ecni siç dëshironi. Doni të ndryshoni, por kjo gjë ndoshta nuk është e mundur dhe ndaj nuk jeni të kënaqur. Mundohuni që të mos i përcillni tensionet tuaja në raportin në çift dhe tek njerëzit që iu rrethojnë.

Shigjetari

Jeni një prej shenjave më të favorizuara nga yjet, në sajë të Mërkurit, Venusit, Diellit dhe Hënës që janë në anën tuaj dhe ju japin forcë. Dielli mund t’iu ndihmojë në raport me të tjerët, sidomos në sferën sentimentale dhe në raportin miqësor. Emocionet pozitive janë mjaft të favorshme.

Bricjapi

Kjo e diel është mjaft pozitive por në të njëjtën kohë edhe e papritur. Do të pyesni veten nëse jeni duke bërë zgjedhjet e duhura dhe nëse rrugëtimi i ndjekur prej jush është vërtetë i rëndësishëm.

Ujori

Dita e diel është e duhura për t’ia dedikuar ndjenjave! Megjithatë ju nuk i doni xhelozitë, kontrollet e tepërta dhe detyrimet. Keni nevojë për besim reciprok, pa pasur nevojë për justifikimi. Vetëm kështu do të arrini të vazhdoni një raport dhe të jeni të gatshëm për të dhënë dashurinë tuaj.

Peshqit

Ju pret një ditë neutrale, gjatë së cilës do të nisë rikuperimi, i cili do të zgjasë gjatë gjithë vitit që vjen dhe që do të reflektohet në sferën profesionale. Ditët në vijim do të sjelli ndryshime pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat