Nuk dua një të dashur, por një mik të mirë!

Life style

Nuk dua një të dashur, por një mik të mirë!

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Femrat nuk kërkojnë bukurinë nga një mashkull, kërkojnë bashkëpunim, atë lidhje shikimesh, atë tërheqje fizike, që nuk mund ta shpjegosh, por që të turbullon ndjenjat. Femrat nuk tërhiqen fizikisht, ato tërhiqen nga mënyra e të menduarit të një mashkulli, nga gjërat që kanë të përbashkëta, gjërat që ai nuk mund t’i lexojë në fytyrën e tyre, nga mënyra se si ai e shikon.

Femrat e vërteta nuk vënë re makinën që ai nget, por elegancën me të cilën flet, parfumin që përdor, shprehjen e fytyrës që ka kur e dëgjon dhe sidomos gjestet e vogla, të cilat shumë meshkuj të tjerë nuk i bëjnë. Një femër nuk kërkon vetëm një të fejuar, kërkon atë që nuk e ka pasur kurrë, kërkon mbështetje, dashuri, pasion dhe miqësi. Miqësia është një lidhje e veçantë, ka gjëra që vetëm miqtë më të mirë mund t’i kuptojnë! Shumë shpesh nga një miqësi mund të lindë diçka më shumë, në disa raste edhe një dashuri e madhe. Çiftet e lidhura kështu, kanë një gjë më shumë, sepse lidhja e tyre është më e fortë nga të tjera dhe lidhja që kanë forcuar përgjatë viteve i ndihmon të ruajnë të fortë edhe dashurinë.

Një tjetër përfitim i të qenit mik me partnerin është se partnerët njihen deri në detaje dhe dinë të ruajnë një marrëdhënie të qëndrueshme, të destinuar të zgjasë për gjithë jetën.

E njihni shumë mirë njëri-tjetrin

Arsyeja thelbësore është se miqësia që ju bashkonte para dashurisë, ju ka lejuar që të njihni thellësisht njëri-tjetrin. Bashkëshorti juaj i ardhshëm është në njëfarë kuptimi pjesë e jetës suaj, njeh familjen tuaj, miqtë dhe sidomos juve: e di kur jeni e trishtuar dhe pikërisht sepse e di se çfarë ju bën të lumtur, arrin t’ju dhurojë buzëqeshje.

E di të kaluarën tuaj

Nuk do të ketë sekrete mes jush, e njihni njëri-tjetrin shumë mirë… Edhe pse ka disa gjëra të jetës sentimentale, që është gjithmonë mirë të mos ia tregoni partnerit!

Keni besim absolut

E njihni kaq mirë njëri-tjetrin, saqë keni jetuar së bashku shumë momente të rëndësishme, ato përvoja që ndahen zakonisht me miqtë dhe që ju lejojnë të keni besim reciprok. Keni sigurinë se mund të mbështeteni te njëri-tjetri, që është një nga gjërat më të rëndësishme në një martesë.

Dini të argëtoheni së bashku

Marrëdhënia me miqtë është gjithmonë e ndryshme nga ajo me partnerin, por në këtë rast, jo edhe aq, sepse nëse partneri juaj është edhe miku juaj, rezultati është shumë i kënaqshëm. Marrëdhënia do të jetë më alegro, e freskët dhe argëtuese, do të dini gjithmonë të kaloni një mbrëmje sa argëtuese.

Mund të jeni vetvetja

E njihni njëri-tjetrin mjaft mirë, që të mbani fshehur disa gjëra tuajat ose të mundoheni të dukeni të përsosur në sytë e partnerit. Keni sigurinë se i pëlqeni kështu, me të mirat dhe të këqijat tuaja dhe nuk keni frikë të shfaqeni ashtu siç jeni. Një nga arsyet pse marrëdhënia shkatërrohet është pikërisht frika se ndoshta nuk i pëlqeni partnerit; miqësia do t’ju ndihmojë të evitoni këto lloj situatash.

Dini të jepni këshillat më të mira

Kur keni një problem, zakonisht i drejtoheni një miku për të kërkuar mendimin e tij. Në këtë rast mund t’i drejtoheni drejtpërdrejt bashkëshortit për të marrë këshillën e një miku të mirë.

Do të jetë miku juaj më i mirë

Ata që ia dalin të jenë njëkohësisht miq të mirë dhe partnerë në jetë, kanë një marrëdhënie më të qëndrueshme dhe një vetëbesim që i lejon të përjetojnë përvoja të veçanta dhe të paharrueshme.

Është një dashuri e dyfishtë

Çfarë është miqësia, përveçse një formë dashurie? Një lidhje e veçantë, e ndryshme nga lidhja e gjakut, por që ju bën të ndiheni të bashkuar në një mënyrë edhe më të fortë. Një dashuri që lind nga një dashuri kështu, nuk mund të mos jetë dyfish e fortë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat