66 për qind e femrave kanë turp të pranojnë komplimente dhe iu besojnë më shumë komplimenteve nga femrat tjera

Life style

66 për qind e femrave kanë turp të pranojnë komplimente dhe iu besojnë më shumë komplimenteve nga femrat tjera

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Dy të tretat e femrave ndihen të turpshme ta pranojnë një kompliment, ku komplimentet që vijnë nga kolegët e punës apo të panjohurit mund të nxisin edhe dyshim.

Në anën tjetër, 8 nga 10 femra ndihen se komplimentet që vijnë nga shoqëria, prindërit dhe familjarët janë më të vërtetat.

Sa i përket komplimentit më të mirë që e marrin, femrat thonë se “dukesh e lumtur” është komplimenti më i mirë.

Ky kompliment, sipas tyre nxitë reagim më të mirë sesa t’i thoni një femre se duket shumë e re për moshën e saj ose është më mirë sesa ta komplimentoni për humbjen e peshës.

Femrat janë po ashtu katërfish më të prira ta pranojnë një kompliment që u jepet nga femrat tjera sesa kur u jepet nga një mashkull.

Vlen të ceket se në veçanti janë vajzat e reja të moshës 18 deri 24 vjet ato të cilat nuk dinë si të reagojnë në situatat kur marrin komplimente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat