Tri qytetet që kanë balancimin më të mirë në botë të jetës personale me profesionale

Life style

Tri qytetet që kanë balancimin më të mirë në botë të jetës personale me profesionale

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Gjetja e kohës për vetveten gjatë një jave stresuese me punë nuk është detyrë edhe aq e thjeshtë.

Por, në disa vende kjo është më e lehtë sesa në tjerat, sugjeron një studim i ri.

Kompania e sigurisë “Kisi” ka kryer anketime në 40 qytete të botës për të zbuluar se ku banorët e kanë balancimin më të mirë të jetës profesionale me atë personale, duke i marrë parasysh faktorët si orari i punës, pushimi vjetor, mirëqenia, të drejtat civile, etj.

Sipas tyre, këto janë tri qytetet më të mira në botë për një balancim të tillë:

1: Helsinki, Finlandë

Banorët e Helsinkit e shijojnë balancimin më të mirë në botë të jetës profesionale me atë personale, ku mesatarisht punojnë 40 orë në javë dhe u nevojiten vetëm 26 minuta kohë për transport në punë.

Pushimi vjetor minimal është 30 ditë, i cili është më i larti në çdo shtet të anketuar.

Helsinki po ashtu ofron pushim të majmë me pagesë të lehonisë, i cili është i gjatë 1,127 ditë.

2: Munihu, Gjermani

Munihu është qyteti me më së paku stres. Orari mesatar i punës është vetëm një orë më i gjatë sesa në Helsinki dhe koha e transportit është vetëm 1 minutë më e gjatë.

Pushimi minimal vjetor është vetëm 20 ditë, megjithëse shumica e punëtorëve zakonisht pushojnë 30 ditë. Lehonat po ashtu mund t’i marrin 406 ditë pushim.

3: Oslo, Norvegji

Nga qytetet e anketuara, banorët e Oslos punojnë më së paku në javë (38.9 orë) dhe vetëm një përqindje e vogël e tyre punojnë më gjatë se 48 orë.

Qyteti u ofron punëtorëve pushim gjeneroz të lindjes dhe po ashtu njihet për barazinë më të madhe gjinore nga të gjitha qytetet.

Ndër tjerash, Oslo prin edhe sa i përket qasjes në shërbimet për shëndetin mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat