Çka ndodh kur prindërit vendosin ta vazhdojnë martesën “hatri i fëmijëve”

Life style

Çka ndodh kur prindërit vendosin ta vazhdojnë martesën “hatri i fëmijëve”

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Edhe martesat më të mira mund të shkatërrohen: 1 në 4 çifte priren të ndahen, sipas statistikave.

Por, gjërat mund të komplikohen tej mase nëse prindërit kanë fëmijë.

Prandaj ata duhet të vendosin nëse opsion më i mirë është të qëndrojnë së bashku shkaku i fëmijë apo të shpërngulen me jetët e tyre.

Ekspertët më poshtë kanë treguar se çfarë pasoja ka sakrifikimi i lumturisë për fëmijët dhe disa prej tyre janë mjaft alarmante.

Fëmijët mësohen të mjaftohen me më pak

Fëmija merr shembull nga prindërit të cilët nuk mund ta largojnë veten nga situatat stresuese dhe kështu përfundojnë duke u bërë si prindërit e tyre.

Kështu, ata mësohen se është e vështirë të bëhet një jetë e lumtur dhe është më e sigurt që të mjaftohen me më pak gjëra në jetë.

Luftimi për gjërat që ju bëjnë të lumtur duket si diçka e panevojshme dhe mision i rrezikshëm që mund të sjell vetëm zhgënjim.

Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët se ne jetojmë një herë dhe se duhet ta nxjerrim maksimumin nga kjo, pavarësisht vështirësive që i sjell jeta.

Jeta nuk është një rrugëtim i lehtë, por kjo nuk nënkupton se duhet të mjaftohemi me më pak se që e meritojmë.

Fëmijët mund të frikësohen nga e ardhmja

Edhe nëse prindërit fjalosen kur nuk janë fëmijët prezent, fëmijët gjithmonë e vërejnë se diçka ka ndodhur dhe mund të ndihen të frikësuar për të ardhmen e tyre.

Kështu ata zhvillojnë ndjenja të mungesës së iniciativës dhe frikësohen të bëjnë çfarëdo.

Komunikimi është çelësi që fëmija të ketë stabilitet emocional.

Fëmijët vuajnë nga stresi dhe problemet shëndetësore

Sipas një studimi, fëmijët që jetojnë në ambient stresues, edhe në rastet kur konflikti mes prindërve nuk është aq i dukshëm, janë më të prirë të vuajnë nga problemet shëndetësore dhe problemet me zhvillim social.

Psikologët thonë se ky stres mund të shkaktojë mos balancim hormonal, rritje të pulsit të zemrës, çrregullime të gjumit, depresion, etj.

Fëmijët mund të ndihen fajtorë

Kur prindërit vendosin të qëndrojnë bashkë, fëmijët mund të ndihen se është faji i tyre që prindërit nuk janë të lumtur dhe se janë arsyeja e të gjitha problemeve familjare.

Kjo pastaj rezulton në mungesë të vetëbesimit, probleme të gjumit dhe mund të ndikojnë që fëmija ta lëndojë veten.

Fëmija nuk mësohet t’i zgjidhë konfliktet

Fëmijët e kopjojnë sjelljen e prindërve. Nëse prindërit qëndrojnë në një konflikt për shumë gjatë në vend se ta zgjidhin atë, fëmijët këtë sjellje e aplikojnë edhe në të ardhmen e tyre.

Fëmijët mësojnë se duhet të heshtin dhe mos t’i zgjidhin problemet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat