Spreji me përbërës natyralë që i largon të gjitha insektet nga shtëpia

Life style

Spreji me përbërës natyralë që i largon të gjitha insektet nga shtëpia

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:30
Ilustrim

Merimangat dhe insektet janë acarim i vërtetë, ndërkaq e bëjnë shtëpinë tonë të dashur të duket e papastër.

Por, kimikalet në produktet që i përdorim për t’i larguar insektet nga shtëpia jonë shpeshherë mund të jenë të dëmshme për fëmijët dhe kafshët shtëpiake.

Siç kanë treguar studimet, ato faktikisht janë të dëmshme edhe për ambientin.

Prandaj, më poshtë ju sjellim një produkt krejtësisht natyral, i cili ju ndihmon t’i largoni insektet nga shtëpia.

Spreji natyral anti-insekt

Ju vet mund ta përgatitni një sprej kundër insekteve me përbërësit që me siguri i keni në shtëpinë tuaj.

Për ta krijuar atë, duhet ta përzieni uthullën e mollës me vaj, piper dhe sapun të lëngshëm në një shishe sprej.

Produktin e fituar e spërkatni çdo dy ditë në shtëpi.

Gjithashtu mbani mend që sprejin ta përdorni edhe në dritare dhe dyer në mënyrë që t’i mbani insektet në distancë.

Është shumë e rëndësishme që sprejin ta përdorni çdo herë që bie shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat