Horoskopi mujor për tetor 2019 - Bota Sot
Horoskopi mujor për tetor 2019

Life style

Horoskopi mujor për tetor 2019

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 05:47
Foto ilustrim

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

DASHI (21.03. – 20.04.)

Karriera: E dini shumë mirë se zhvillimi i ngjarjeve në planin afarist kërkon vlerësim të mirë dhe aksion të shpejtë. Trendi pozitiv i cili ju përcjell do t’ju sjellë një sërë rastesh të reja afariste-financiare. Megjithatë, pa informacione të verifikuara nuk mund të prisni suksesin e dëshiruar apo bashkëpunimin serioz. Është me rëndësi që qartë t’i definoni qëllimet tuaja afariste-financiare në marrëveshje me bashkëpunëtorët e besueshëm, rastin i cili do t’ju ofrohet duhet ta konsideroni për një periudhë afatgjatë. Do të keni nevojë të madhe për përkrahje të një personi, në mënyrë që t’i realizoni qëllimet tuaja afariste-financiare. Pas angazhimit të madh do të pasojë përkrahja e mirë, është e domosdoshme që të gjendeni në rrjedhën e ngjarjeve të rëndësishme. Kushtoni kujdes mundësive të ndryshme të cilat ju krijohen nga takimet me disa njerëz që kanë ndikim. Në mesin e tetorit do të keni mundësi reale që t’i avanconi planet tuaja afariste. Prisni që dikush t’ju shpërblejë për angazhimin e bërë. Është shumë me rëndësi që t’i pranoni idetë dhe trendët e rinj.

Shëndeti: Të qenit aktiv ka për t’ju bërë që t’i kaloni këto ditë më lehtë.

Dashuria: Nëse dëshironi t’i realizoni qëllimet tuaja emocionale, është e nevojshme që ta rregulloni “mozaikun dashuror”. Jeni person i cili në marrëdhëniet dashurore dëshiron të ndiejë siguri të plotë dhe përkushtim pa kufizim. Fatmirësisht, jeni mjaft i shkathët në realizimin e planeve tuaja. Në marrëdhëniet me personin e dashur shumë gjëra i shikoni ndryshe, gjë që ndikon pozitivisht në jetën e përbashkët. Shenjat e kujdesit dhe të butësisë e forcojnë romancën dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë, është mirë t’i zgjidhni disa dilema tuaja emocionale. Lumturia është e arritshme dhe arrihet nëpërmjet afërsisë së reciproke, ndërkohë një person do t’ju tregojë që ekziston edhe shikimi më i bukur dhe më e lumtur i botës që ju rrethon.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Karriera: Është mirë nëse do të filloni një fazë kreative të shprehjes, sepse keni ide të shkëlqyeshme dhe gjasa që t’i tregoni aftësitë tuaja profesionale në mesin e bashkëpunëtorëve. Herë pas here kushtet në të cilat gjendeni ndikojnë në mënyrë të ndryshme, mirëpo kjo nuk do t’ju mundësojë që t’i realizoni rezultate pozitive. Çështja e organizimit afarist dhe e besimit ndaj disa bashkëpunëtorëve kërkon që të mendoni mirë para se të vendoni për përgjigje konkrete apo për zgjedhje definitive. Mos lejoni që t’ju shqetësojnë disa ngjarje më pak të rëndësishme, përqendrohuni në qëllimet tuaja dhe aktivisht përcillni trendin e ngjarjeve të reja. Tregoni vullnet të mirë dhe gatishmëri ndaj ndryshimeve të ndryshme. Nga java e tretë e tetorit, është mirë që të merrni një vendim të rëndësishëm. Mbështetuni në përvojën personale të cilën e posedoni, por edhe në informacionet e verifikuara. Suksesi afatgjatë nuk është i mundshëm të arrihet pa përkrahje të bashkëpunëtorëve të besueshëm.

Shëndeti: Për shkak të tendosjes nervore, ju këshillohet qëndrim në natyrë dhe të merreni me sport. Problemet me tepricën e peshës trupore mund të zgjidhen.

Dashuria: Në zhvillimet e reja të cilat po e shënojnë jetën tuaj dashurore, shpesh sikur jeni një hap para personit të dashur. Bisedoni sinqerisht me personin e dashur për problemet të cilat po e ngarkojnë jetën e përbashkët. Nuk ka arsye t’i fshihni ndjenjat dhe nevojat tuaja. Bëhuni i kujdesshëm, dikush mund t’i zbulojë planet tuaja sekrete. Ju mungon përkrahja emocionale, gjë që ndikon edhe më shumë në gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse ju mundon dilema mbi lidhjen paralele në dashuri, patjetër duhet të investoni mjaft energji në mënyrë që të balanconi në të dyja lidhjet. Megjithatë, herët apo vonë, dikujt do të detyroheni t’i tregoni se sa e rëndësishme për ju është lumturia e përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, vëmendjen tuaj emocionale do ta tërheqin persona të ndryshëm. Ndoshta akoma nuk jeni të sigurt në ndjenjat tuaja po në zgjedhjen definitive të partnerit, mos lejoni që t’ju ngarkojnë disa ngjarje nga e kaluara. Pranoni ngjarjet dhe rrethanat e reja dashurore. Mbase akoma nuk po e dalloni sinjalin e qartë, mirëpo mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja të sinqerta.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Karriera: Në saje të informacione të reja po merrni pjesë aktivisht në ngjarje të ndryshme në skenën afariste. Nuk dëshironi që të pajtoheni me disa përkufizime të konsiderueshme apo me normat mesatare të cilat i imponon ambienti juaj. Kërkoni mënyrë më efikase të shprehjes, në mënyrë që të avanconi pozicionin tuaj afarist edhe në raport me bashkëpunëtorët. Është me rëndësi që rreth vetes keni një ekip të bashkëpunëtorëve besnikë, sepse kombinimi i strategjive të ndryshme sjell rezultate pozitive. Pas një sërë situatave provuese, do ta kuptoni që po avanconi shumë shpejt dhe që po ju hapen mundësi të reja për suksese në afarizëm. Në planin financiar, gjendeni në një pozitë që të shtoni fitimin tuaj, si edhe që me sukses t’i zgjidhni disa çështje pronësore. Në javën e dytë, kushtoni kujdes mundësisë së perfeksionimit personal dhe paraqitjeve publike.

Shëndeti: Gjendje relativisht e ndryshueshme, por asgjë brengosëse.

Dashuria: Varësisht nga situata në të cilën gjendeni, kryesisht po bëni jetë aktive shoqërore dhe shpesh gjendeni në situatë që t’i realizoni disa kontakte të reja dashurie. Megjithatë, interesimi juaj emocional për një person të caktuar nuk është e karakterit afatgjatë. Në entuziazmin dashuror nuk dëshironi që të lidheni emocionalisht apo të përdorni justifikime të paarsyeshme, për të arsyetuar sjelljen tuaj në situata të caktuara. Jashtë vullnetit tuaj po i përsërisni “gabimet e njohura”. Impulsi i papritur ju çon në sjellje të gabueshme, gjë që edhe më shumë e vështirëson dialogun me personin e dashur. Gabimet të cilat po ndodhin duhet t’i përmirësoni pa i dramatizuar dhe pa fjalë të tepërta. Nuk ka arsye t’i komplikoni raportet tuaja dashurore apo të sfidoni besimin e personit të dashur. Është me rëndësi që mendimet dhe ndjenjat tuaja t’i orientoni drejt personit i cili i kupton drejt nevojat dhe dobësitë tuaja. Nëse jeni i ri apo i lirë, me këmbëngulje përpiquni ta realizoni lidhjen emocionale me personin i cili ka afinitete të tjera.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Karriera: Ndodh që ndonjëherë nuk është e lehtë të dallohen zgjidhjet më të mira. Do të keni rol aktiv në jetën afariste dhe një sërë rastesh të mira, ndaj të cilave duhet t’u përgjigjeni në harmoni me shkathtësitë tuaja profesionale. Jeni person i disiplinuar dhe i përgjegjshëm, mirëpo eprorët herë pas herë ju ngarkojnë me obligime të reja afariste-financiare, të cilat kërkojnë më shumë angazhim. Pa marrë parasysh sa jeni të sigurt në vetvete apo në aftësitë tuaja, kërkoni këshillën e të tjerëve, para se të hyni në një transaksion të ri afarist-financiar. Nga fundi i muajit ju presin suksese dhe mirënjohje të rëndësishme.

Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie.

Dashuria: Keni përshtypjen që lumturia që po ju përcjell me një person befasisht ndikon si kategori ndryshimi, mirëpo gjithsesi është e arritshme. Me kujdes po e analizoni personin e dashur dhe do të gjeni përgjigje të ndryshme, mbase edhe të kundërta. Dëshironi më shumë kujdes emocional dhe butësi, në mënyrë që të përjetoni entuziazmin dashuror. Nëse jeni i ri apo i lirë, kapërceni disa “kufij tuaj të caktuar”. Në kërkim të personit të caktuar dhe të romancës së re, do ta kuptoni që fati është në anën tuaj. Shkathtësia e joshjes buron nga inspirimi i përbashkët, mjaftueshëm që të ndieni “energjinë magjike” në praninë e dikujt. Gjithmonë ekzistojnë ide të mira me të cilat mund t’i bëni surprizë personit e dashur. Është me rëndësi që të aktivizoni fantazinë tuaj dhe që të keni kërkesa të qarta. Tregoni anët tuaja të mira dhe tregoni që dalloni nga të tjerët. E gjitha është e lehtë dhe e mirë, kur situatat zgjidhen sipas parimit të marrëveshjes dhe me emocionet e përbashkëta. Nëse jeni person i lirë apo i ri, aventurat dashurore mund të ndikojnë si “zëvendësim i përkohshëm për disa dëshira të paplotësuara.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Karriera: Herë pas here dini të silleni në mënyrë rreptë në situata të reja në skenën afariste dhe të keni kërkesa rigoroze para bashkëpunëtorëve tuaj. Rrethi mbase ju bën vërejtje për stilin të cilin po e aplikoni dhe disa bashkëpunëtorë nuk e miratojnë sjelljen tuaj. Megjithatë, strategjia të cilën po e aplikoni ju sjell rezultate pozitive, posaçërisht në planin financiar. Duhet vetëm ta avanconi popullaritetin tuaj në fushën afariste. Shmanguni rivaliteteve në raport me një person më të vjetër, i cili ka ndikim të madh në rrethin tuaj. Koha do të tregojë që keni zgjidhje më të mira afariste, si edhe keni mënyra se si t’i realizoni disa interesa të përbashkëta. Nga java e fundit e muajit do të keni rol më aktiv në planifikimin e një sërë takimesh të dobishme, të cilat do t’ju mundësojnë avancim në karrierë. Dhe në përfundim të muajit do të keni një periudhë të volitshme për udhëtime, paraqitje publike apo për testimin dhe verifikimin e dijes.

Shëndeti: Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm, por shëndeti stabil.

Dashuria: Kohë pas kohe po kaloni nëpër një fazë të caktuar të pasigurisë personale dhe emocionale, jeni të brengosur për shkak të veprimeve të një personi. Në jetën dashurore më shumë ju pengon euforia e papritur në sjelljet e personit të dashur, sesa ndjenja e humorit nostalgjik. Po përpiqeni t’i realizoni harmoninë familjare dhe ta përmirësoni dialogun dashuror. Nganjëherë nuk është e lehtë të kuptohen mendimet dhe ndjenjat e personit të dashur, mirëpo kjo nuk është me rëndësi vendimtare për jetën e përbashkët. Është me rëndësi që të ekzistojnë besimi i dyanshëm dhe harmonia në marrëdhëniet dashurore. Nëse jeni person i ri apo i lirë, do të keni një romancë të pazakonshme dashurie. Vetëm kur t’i shprehni sinqerisht ndjenjat tuaja, ju presin marrëdhënie e harmonishme dhe kënaqësia komplete.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Karriera: Dështimet e përkohshme të cilat po ju shoqërojnë për shkak të përqendrimit të keq apo për shkak të mungesës së kohës, me siguri nuk mund të ulin nivelin tuaj profesional dhe prestigjin që po e gëzoni në shoqëri të bashkëpunëtorëve. Aftësia e vërejtjes së mirë dhe shkathtësia e përshtatjes së shpejtë me kushtet e reja janë atuja kryesore juaja në raport me konkurrentët afaristë. Dëshironi që t’u përshtateni kushteve të reja dhe posaçërisht të lini përshtypje të mirë te bashkëpunëtorët, të cilët kanë dyshuar në dijen dhe aftësitë tuaja afariste. Me stilin e përshtatshëm dhe me këmbëngulje, është e mundshme t’i realizoni qëllimet tuaja afariste në mënyrë të kënaqshme. Është mençuri ta dallosh momentin e vërtetë për aksion të suksesshëm. Kushtoni kujdes temave afariste për të cilat jeni të interesuar. Nga mesi i muajit mund të prisni përmirësime të konsiderueshme në planin financiar.

Shëndeti: Mundeni stresin. Keni nevojë për një pushim shpirtëror.

Dashuria: Nganjëherë dëshironi t’i fshihni ndjenjat tuaja intime apo qëllimet sekrete në jetën dashurore, për shkak të kësaj dini ta hutoni personin e dashur nëpërmjet ndryshimeve të humorit dhe të veprimeve të cilat po i bëni. Është mirë t’i kristalizoni ndjenjat tuaja dhe t’i zgjidhni lajthitjet të cilat i keni ndaj personit të dashur. Bëhuni më i sinqertë dhe mos lëndoni ndjenjat e të tjerëve. Nuk ka nevojë të luani rolin e gabuar, veprimet e këqija mund të komplikojnë marrëdhëniet dashurore. Nëse dëshironi aventurë të zjarrtë, asgjë nuk do t’ju pengojë që t’i realizoni “qëllimet tuaja sekrete”. Është i hollë kufiri i bashkimit dhe i ndarjes në lojën e dashurisë, andaj mos i shkelni “rregullat” në jetën e përbashkët. Loja e joshjes mund t’ju inspirojë për një sërë ndryshimesh pozitive, është me rëndësi t’u besoni ndjenjave tuaja dhe përkrahjes së personit të dashur. Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju presin takime të shumta dhe njohje interesante. Orientoni mendimet dhe ndjenjat tuaja në drejtim pozitiv.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Karriera: Keni energji të mjaftueshme dhe qëllim serioz që t’i përmirësoni statusin tuaj afarist, material dhe në përgjithësi. Jeni në një fazë kreative, e cila ju sjell mundësi apo raste të shkëlqyeshme për avancim të shpejtuar. Është me rëndësi që punëve po u qaseni me kujdes, në mënyrë që ta orientoni drejt energjinë kreative. Është e nevojshme që t’i definoni qartë qëllimet tuaja afariste në marrëveshje me bashkëpunëtorët e besueshëm apo nëpërmjet konsultimit me profesionistë. Pas angazhimit të madh ju presin shpërblime dhe mirënjohje adekuate. Nga mesi i muajit ju presin mundësi të mira dhe takime të theksuara apo kontakte me persona jashtë vendit.

Shëndeti: Askush nuk mund t’i kuptojë emocionet dhe reagimet tuaja të mëdha, sikur edhe atë që po ndodh në kokën tuaj.

Dashuria: Sipas humorit tuaj aktual, temperamentit dhe afiniteteve emocionale dini të silleni në mënyrë shumë sfiduese apo të parezistueshme ndaj ambientit ku veproni. Mirëpo për shkak të deklaratave të gabuara apo veprimeve të pamenduara po shkaktoni situata konflikti. Pa marrë parasysh popullaritetin që e gëzoni në shoqërinë e gjinisë së kundërt, shmanguni hyrjes në “zonë të ndalur” apo flirtit me personin i cili sillet në mënyrë shumë sfiduese. Guximi i tepruar apo aventurizmi mund t’ju rrezikojnë raportet tuaja me personin e dashur. Nuk ka nevojë të forconi rivalitetin emocional në raportet me personin e dashur. Nuk mund të keni ndikim më të madh në jetën e përbashkët, por vetëm aq sa ju lejon pala tjetër. Kur mendoni për takimet e ndryshme, mos harroni që nevoja për aventurën sfiduese apo për të vënë në pah veten në të vërtetë paraqesin shembull klasik të “dobësisë emocionale”.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Karriera: Ju ka kapluar dëshira që të përmirësoni pozitën tuaj të përgjithshme dhe statusin afarist-financiar. Keni vizion të shkëlqyeshëm dhe energji të mjaftueshme, kështu që ngjarjet e reja në skenën afariste nuk dëshironi t’i lini t’ju dalin nga dora. Është me rëndësi që punëve t’u qaseni në mënyrë të drejtë dhe të dalloni gjasat e mira, mos u kënaquni me rezultatet mesatare. Zgjedhjen e situatave të përshtatshme duhet t’i vlerësoni në bazë të kritereve të vlerave apo të dobishmërisë. Taktikën të cilën me shkathtësi po e zbatoni është një veprim i mençur i sjelljes afariste në raport me periudhën e kaluar. Nga fundi i muajit mund të prisni kushte dhe gjasa më të mira për të përmirësuar situatën financiare. Është mirë që të mendoni për format e ndryshme të perfeksionimit profesional. Nëse merreni me edukimin apo me komunikimet, do t’ju krijohen gjasat që të avanconi.

Shëndeti: Lodhja është pasojë e ngarkesave të mëdha. Nuk i keni vlerësuar mirë

Dashuria: Nganjëherë po silleni me shumë kokëfortësi dhe dëshironi që t’i realizoni qëllimet tuaja dashurore, madje edhe me rrezikimin që dikush kohë pas kohe t’ju kritikojë. Në harmoni me natyrën tuaj impulsive mos u bëni i padurueshëm, por prisni që dëshirat emocionale dhe nevojat të kristalizohen. Kualiteti i cili buron nga lidhja dashurore, është lumturia juaj intime dhe kënaqësia më e madhe. Një person tek ju po zgjon interesim të madh, humor të mirë dhe po ju rikujton të kaluarën e këndshme. Keni vendosur t’i provoni rolet e ndryshme emocionale dhe “formulat dashurore” të cilat sjellin efektin e dëshiruar. Keni vetëbesim të mjaftueshëm, po ju kënaqin komplimentet e shumta dhe mendimi që posedoni sharmë joshës. Nga mesi i muajit mund të prisni zgjidhje pozitive dhe lumturi të reja dashurore.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Karriera: Po silleni në mënyrë shumë ambicioze dhe dëshironi të krijoni përshtypje të mirë te partnerët afaristë. Ngjarjet e reja në skenën afariste kërkojnë shkathtësi të stërholluar në përshtatje dhe veprime të mençura. Dini me shkathtësi t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja dhe formulat e ndryshme afariste të cilat ju sjellin rezultate të mira. Keni supozime të mira kalimtare, posaçërisht me rastin e zgjidhjes së interesave të rëndësishme afariste-financiare. Është me rëndësi që të bëni vlerësim dhe zgjedhje të mirë. Pas disa situatave testuese do ta kuptoni që po avanconi shumë shpejt, elokuencën tuaj përkushtojani trendit afarist, i cili premton rezultate praktike apo suksese materiale. Nga java e tretë e muajit mund të realizoni qëllimet kryesore dhe t’i ktheni disa borxhe financiare. Angazhohuni që të ideoni zgjidhje alternative për disa situata të papritura. Nga fundi i muajit, pranoni një ofertë të volitshme dhe jini më këmbëngulës me rastin e vendosjes së lidhjeve të reja afariste.

Shëndeti: Nëse do ta shpenzoni fuqinë e cila tashmë ju mungon, lehtë mund t’i aktivizoni problemet e natyrës hormonale dhe nervore.

Dashuria: Po i vëreni disa paralajmërime të cilat nuk po i kuptoni edhe aq mirë, prandaj herë-herë po jeni i brengosur edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme, të cilat ekzistojnë në jetën tuaj dashurore. Megjithatë, çdo problem ka edhe zgjidhjen e mirë dhe paraqet një përvojë të mirë. Nuk ka nevojë që të merreni me disa situata të parealizueshme apo të gabueshme nga e kaluara juaj dashurore. Është me rëndësi që të kuptoni mësimin e mirë nga jeta e përbashkët. Në entuziazmin e epsheve apo të dilemave, hapni sytë mirë dhe shikoni se ç’ju thotë zemra juaj. Dashuria ka forcën më të madhe, nëse jeni mjaftueshëm i sinqertë dhe nëse u besoni ndjenjave tuaja. Ruajeni orientimin pozitiv dhe mendimet e bukura për personin e dashur. Është me rëndësi që të ndieni ngrohtësinë emocionale në shoqërinë e personit të dashur. Lumtura e përbashkët është nxitja më e mirë për të gjitha planet e ardhshme.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Karriera: Ndodh ndonjëherë që ngjarjet e ndryshme në skenën afariste dhe raporti me bashkëpunëtorët të bëhen të lodhshme. Pa marrë parasysh fazat e ndryshme të ngritjes dhe të rënies, jeni të kënaqur me bilancin tuaj afarist dhe me prestigjin që po e gëzoni në mesin e bashkëpunëtorëve. Formulën e suksesshme duhet përsëritur, si garanci për sukses afarist dhe financiar. Eksperimentet afariste mund t’i aplikoni vetëm në situatat, të cilat kapërcejnë përvojën tuaj apo kur ju shoqëron ndikimi i “faktorit të fatit”. Rrethi juaj në të cilin silleni është i gatshëm të shpërblejë mundin dhe angazhimin tuaj në mënyra të ndryshme. Nga mesi i muajit ju presin suksese të reja në zgjidhjen e çështjeve materiale apo statusore. Nga fundi i muajit, me shkathtësi prej diplomati do të pranoni punët të cilat kërkojnë përpjekje dhe angazhime të mëdha.

Shëndeti: Mos e teproni me ushqim dhe me pije, sepse rreziku vjen nga to. Bëhuni i kujdesshëm.

Dashuria: Fatmirësisht jeni duke gjetur inspirimin emocional në anë të ndryshme dhe po silleni me kënaqësi në praninë e një personi. Sfidat e reja te ju nxisin disa dëshira të fshehura emocionale dhe fantazi të ndrydhura. Nuk e fshihni që keni shpresa të mëdha nga personi i dashur. Ndieni nevojën që të realizoni kënaqësinë komplete ose të ndryshoni ritmin e vendosur në raport me personin e dashur. Shumë gjëra po i shikoni ndryshe nga partneri. Besimi i dyanshëm paraqet kënaqësi të madhe, kështu që ngjarjet e reja dhe dinamika dashurore paralajmërojnë kthesë pozitive. Me kënaqësi u përgjigjeni thirrjeve të shumta dhe kënaqeni në shoqëri të “personave të zgjedhur”. Bëni çdo gjë që është e mundur që të shtoni kënaqësinë dhe lumturinë e përbashkët.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Karriera: Keni vizion të mirë dhe po merrni aktivisht pjesë në ngjarjet e reja në skenën afariste, me ç’rast jeni në shoqëri të njerëzve të suksesshëm të cilët ju nxisin të tregoni kreativitetin tuaj. Po silleni me vetëbesim dhe me mençuri po përgatiteni për strategjinë e re afariste. Me dëshirën që të arrini rezultate të mira është mirë që t’i kapërceni standardet tuaja të deritashme, posaçërisht në disa forma praktike në veprimtaritë shërbyese. Keni energji të mjaftueshme dhe dëshirë që të përmirësoni statusin tuaj material, andaj punëve u qaseni në mënyrë të kujdesshme dhe kërkoni rastin e mirë. Ngjarjet aktuale në planin afarist-financiar po i vlerësoni në bazë të kritereve të vlerave dhe po e aplikoni modelin e suksesshëm të afarizmit. Nga fundi i muajit ju presin rezultate të mira dhe mundësi të reja të cilat kërkojnë angazhim plotësues.

Shëndeti: Probleme me rrugët urinare janë pasojë e infeksionit virusal dhe e ftohjes. Gjinia e bukur mund të ketë probleme gjinekologjike.

Dashuria: Në entuziazmin pozitiv nganjëherë mendoni se çdo gjë është e arritshme dhe lehtë e realizueshme. Në jetën dashurore apo në marrëdhëniet me personin e dashur po silleni me shumë energji. Keni rastin të dëgjoni komente pozitive për dukjen dhe sjelljen tuaj, apo për situatat në të cilat keni pasur rol të rëndësishëm. Po kënaqeni me përkrahjen emocionale dhe me kujdesin që po jua ofron personi i dashur. Dëshironi të keni një romancë të bujshme dashurore apo një lidhje të zjarrtë. Në harmoni me temperamentin dhe statusin tuaj emocional, përgjigjuni ftesës e cila do t’ju bëhet. Nëse jenë në lidhje dashurore apo i martuar, ju presin kënaqësi të mëdha me personin e dashur. Nuk keni nevojë t’i tregoni palës tjetër se sa e dashuroni, pos nëse dyshoni për ardhmërinë e lidhjes tuaj.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Karriera: E keni krejtësisht të qartë që ngjarjet e reja në skenën afariste kërkojnë shkathtësi të mira dhe vënie në përdorim të roleve të ndryshme. Po silleni me mjaft elan dhe po angazhoheni që të krijoni rolin udhëheqës në mesin e bashkëpunëtorëve. Keni nevojë për përkrahje të një personi i cili do t’ju mundësojë liri të madhe të shprehjes kreative. Aftësia e vërejtjes së mirë apo shkathtësia e përshtatjes së shpejtë me kushtet e reja mund t’ju sigurojnë shpërblime të ndryshme dhe avancime në shkallë afariste. Është me rëndësi që të imponoheni në mënyrë të drejtë në shoqërinë e bashkëpunëtorëve. Nga java e fundit e muajit keni nevojë t’i plotësoni disa obligime tuaja të rregullta dhe t’i ktheni disa borxhe, si dhe të merrni rolin më aktiv me rastin e vënies së lidhjeve të reja afariste, sepse shumicën e qëllimeve mund t’i arrini në mënyrë të lehtë dhe të suksesshme në saje të bashkëpunimit të mirë.

Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.

Dashuria: Për fat të mirë zgjidhja e ngjarjeve të reja ju sjell kënaqësi të mëdha në jetën dashurore apo në raport me personin e dashur. Më lehtë se zakonisht do t’ia arrini të bëni për vete një person, atmosfera e dashurisë dhe e emocioneve pozitive sjellin kënaqësi të reja dhe ngrohtësi në gjendjen tuaj shpirtërore. Ndiheni mirë kur personi i dashur ju kushton kujdesin por edhe kur jeni në shoqëri të personave me të cilët takoheni. Keni parandjenjë të mirë, dëshironi romancë të re dashurore, lidhje të zjarrtë dhe të bujshme. Në harmoni me temperamentin tuaj po silleni në mënyrë sfiduese dhe të parezistueshme ndaj personave të caktuar. Nëse keni lidhje dashurie, angazhohuni që ta bëni të lumtur personin e dashur. Nganjëherë është e lehtë të plotësohen dëshirat dhe pritjet e tjetrit, me kusht që të mos i harroni ato vlera të vërteta dhe të bukura të cilat e bëjnë më të fuqishme lidhjen tuaj dashurore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat